09/21/2018

Aksident i rëndë në magjistralen Strugë-Kërçovë 5 të lënduar

aksident-kercove-struge

Strugë, 6 qershor

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, saktësisht rreth orës 9.15 minuta-sipas zëdhënësit të SPB-së në Ohër, Stefan Dimoski, në aksin rrugor Strugë-Kërçovë, në vendin e quajtur “Preseka”, ka ndodhur një aksident i rëndë, me ç’rast lëndime trupore kanë marrë pesë persona.

Të aksidentuarit, katër prej tyre janë hospitalizuar në Spitalin e qytetit në Kërçovë, ku iu është dhënë ndihma e parë, ndërsa një nga të aksidentuarit për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në klinikat e Shkupit.

Sipas SPB-së në Ohër, në këtë aksident janë përfshirë një veturë e markës “Mercedes” me targa italiane dhe vetura “Golf” me targa të Maqedonisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e specializuara të policisë rrugore, për të bërë veprimet e duhura për zbardhjen e rastit, të shoqëruar edhe nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Ohër.

Përderisa ekipet e specializuara dhe prokurori kanë bërë veprimet e duhura, komunikacioni në të dy drejtimet ka qënë në ndërprerje, ndërsa më pas është normalizuar.

Hollësi të tjera lidhur me këtë aksident priten gjatë orëve të pasdites.

happy wheels game