12/18/2017

Alarm në Institutin Hidrobiologjik në Ohër - zbulohet peshku kinez “Tolstolobik”

46246

 

Ohër, 27 janar

Pas njoftimeve për praninë dhe kapjes së peshkut kinez “tolstolobik” (lat. Hypophthalmichthys nobilis), kashqetësuar shumë shkencëtarët e Entit Hidrobiologjik në Ohër, për praninë e këtij lloji jo-autokton dhe jo-endemik të Liqenit të Ohrit. Ky lloj peshku është zbuluar pasi është kapur në dy raste; njëherë në Daljan të Strugës dhe për së dyti para dy tre ditëve, gjatë aktiviteteve për kapjen dhe pllenimin artificial të troftës. Të punësuarit në Entin Hidrobiologjik janë shprehur se do të bëjnë përpjekje maksimale për ta detektuar dhe zbuluar burimin e problemit edhe pse janë të mendimit se kjo gjë është shumë e vështirë.

 

“Ky mundë të jetë një process i gjatë, pork a të ngjarë që kurrë të mos zbulohet burimi” – ka deklaruar Zoran Spiroski nga Instituti Hidrobiologjik në Ohër.

spirkoski

 

Sipas pohimeve të qytetarëve të Ohrit që e kanë vizituar anën tjetër të Liqenit të Ohrit dhe kufirit – Pogradecin, në atë qytet ka në shitje pesh të këtij lloji me çmim prej 150 denar kilogrami, që është kultivuar nëpër hurdhat e atjeshme të peshqëve. Se a ka ndonjë lidhje prania e peshkut jo-autokton “Tolstolobik” me kultivimin e këtij lloji nëpër hurdha në ujëmbledhësin e Liqenit të Ohrit, tani për tani vetëm mund të supozohet, por ajo që është më se e saktë, është se këtë lloj peshku në Liqenin e Ohrit e ka sjellë faktori njeri.

 

“Ardhja e këtij peshku në ujërat e Liqenit të Ohrit, gjithësesi është mundësuar përmes njeriut, që pa dyshim e ka sjellë në ujëmbledhësin e Liqenit të Ohrit, mbase edhe përmes kultivimit dhe  në vazhdimësi-në kontinuitet është rrjedha e ujërave në Liqe dhe peshku i tillë  është gjetur në “vend ku nuk është dashur të gjendet”, siç është rasti që gjendet në Liqenin e Ohrit” – ka pohuar Spirkoski.

 

Shqetësim për praninë e peshkut “Tolstolobik” (lat.Hypophthalmichthys nobilis) në Liqenin e Ohrit e kanë shprehur edhe peshkatarët rekreativ të cilët vleresojnë se në Maqedoni nuk i kushtohet rëndësi të mjaftueshme se çfarë peshku importohet dhe pasurohet fondi i peshkut në Liqenin e Ohrit, duke theksuar se edhe Liqenin e Ohrit mund të godasë fati i Liqenit të Prespës, ku zhduken disa lloje autoktone të peshkut.

 

“Pa dyshim se do të ndryshojë eko-sistemin që është unikat dhe duhet të ruhet. Kjo dukuri, e mbase mund të paraqitet edhe ndonjë lloj tjetër i peshkut, sepse askush nuk kujdeset se me çfar rasati të  peshkut “pasurohet” Maqedonia, ja si për shembull që Liqeni i Prespës është “pasuruar” me një lloj krapi jo-autokton dhe me këtë e kemi zhdukur krapin e Prespës. Këtë gabim asesi nuk mundemi ta përmirësojmë sepse nuk mundemi të peshkojmë vetëm lloje të peshkut jo-autokton në Liqenin e Ohrit”-ka deklaruar Radovan Dimitrievski nga shoqata e peshkatarëve sportiv. radovan_

happy wheels game