09/21/2017

Alarmohet Uashingtoni zyrtar për kërcënimet me jetë ndaj Ziadin Selës (Letër)

department_of_state

Këshilli Shqiptaro-Amerikanë, me bazë në Neë Jersey, i ka drejtuar një letër Departamentit të Shtetit Amerikan dhe institucioneve tjera relevante amerikane, për të alarmuar kërcënimet me jetë, ndaj lideri të LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, letra e mëposhtme ka mbërritur orët e fundit tek Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit i SHBA-ve për Çështje të Evropës dhe të Euroazisë, Hoyt Yee.

“Këshilli Shqiptaro-Amerikanë, e cila është një organizatë shqiptare, themeluar më shumë se dy dekada, këtu në SHBA, organizatë jo përfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj advokimit të çështjeve shqiptare, promovimit të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan, e veçënarisht, atë në Republikën e Maqedonisë, për të  forcuar politikat demokratike, për të  inkurajuar respektin për të drejtat e njeriut, dhe duke mbajtur programe zhvillimi dhe edukative, me theks të veçantë Marrëveshjen e Ohrit, shprehim shqetësimin tonë se : “Këcënimet dhe vrasjet e shqiptarëve janë një shqetësim i madh për jetën e njeriut dhe të gjithë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në letrën, e cila i është nisur edhe Ambasadës amerikane nëShkup.

KSHA, thotë në këtë letër zyrtare se “do të dojë të ju informoj ju të gjithë; që ju jemi drejtuar në kutinë e postës suaj elektronike;se ne kemi qenë të kontaktuar nga zyra e partisë “Lëvizjes për Reformën – PDSH-ja” në Maqedoni, ku kemi mësuar se zoti Sela, i cili është kryetari i Komunës së Strugës, në Maqedoni, dhe udhëheqës i partisë “Lëvizjes për Reformën – PDSH-ja” në Maqedoni, ka marrë një letër, ku jeta e tij është e kërcënuar !!! (Shih kopjen e bashkangjitur të letrës, letra është shkruar në gjuhën shqipe dhe me shkrim dore: “Vrave 5 persona, tani është radha juaj dhe xhaxhait juaj, ju jeni vrasës i Komunës së Strugës, koha juaj dhe për xhaxhallarët e tua po vjen së shpejti…..!”

Këshilli Shqiptaro-Amerikan, shprehet në letër, se si çdo shqiptarë në SHBA, ka një shqetësim të madh për jetën e zotit Sela, “kuptohet, ashtu si dhe e kemi për jetën e të gjithë shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, mbasi, gjithmonë sipas nesh :” Situata në Maqedoni, duket qartë se është përkeqësuar , tash sidomos atje do të mbahen edhe zgjedhjet më 24 prill, 2016”.

Gjithashtu, nëpërmjet kësaj letre publikisht KSHA, kërkojnë faktikisht, që zgjedhjet t’i shërbejnë demokracisë, paqes dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë, mbasi ato erdhën edhe si pjesë e një marrëveshjeje e të gjithave forcave poliitike në Maqedoni, natyrisht edhe të ndihmuara dhe  të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – për t’i dhënë fund asaj, që është thënë se kemi pasur një keqqeverisje së kryeministrit Nikolla Grueski, dhe qeverisë së tij, deri tash.

Ne mendojmë dhe konstatojmë, që në vend të sigurisë në vend :” Për fat të keq, “Letra me tone kërcënuese”, ndaj një qytetari, një kryetari komune dhe udhëheqësi të një lëvizje politike në këto momente, kushdo qoftë ai simbas nesh : “Përbën një kërcënim tepër serioz, krijon një mjedis të pasigurt për zotin Sela, bashkëpuntorët e tij, dhe gjithë partisë së tij, madje edhe për vetë situatën politike në Republikën e Maqedonisë, në këto prag zgjedhjesh të parakohshme ” .

Po të marrim parasysh atë se Maqedonia sot është një vend, i cili pretendon të jetë në NATO dhe Bashkimin Evropian, duhet të dëshmojë se ai është një vend ku jeta e çdo njerit është e sigurt dhe drejtësia funksionon.

Mbasi, ky kërcënim i cili simbas zyrës së zotit Sela, ka prapavijë të pastër politike  me zgjedhjeve 24 Prillit,  dhe afrimin e tyre, ajo ngre një shqetësim të madh, që ju dhe bashkësia ndërkombëtare duhet t’i dilni përpara, dhe të bëheni garanti për zgjedhje, të ndershme, transparente, të lira dhe demokratike.

Lëvizja për Reformën – PDSH, dhe udhëheqësi i saj zoti Sela, ka deklaruar dhe premton se është e angazhuar ashtu si  dhe partitë dhe lëvizjet e tjera shqiptare, në Republikën e Maqedonisë, të cilat  janë në procesin e bashkimit të partive politike opozitare shqiptare me qëllim për të krijuar një opozitë të fuqishme, e cila me sa duket do të përfundojë korrupsionin politik, dhe do të luftojë për zgjedhje, të ndershme, transparente, të lira dhe demokratike, më 24 Prill në se mbahen.

Në thelb, ne mendojmë se Kryeministri Nikolla Grueski, fatkeqësisht, po përdorur disa nga partitë politike shqiptare, sidomos ato që janë në koalicion me qeverinë, në favor të tij duke e përdorur zyrën e Kryeministrit, për qëllime politike, partiake të partisë së  tij, pozitën dhe diskrecionin për t’i shërbyer qëllimit të tij.

Këshilli Shqiptaro-Amerikanë -(KSHA), shkruan se “Kjo, nga natyra e tij ka krijuar diskriminim duke përhapur, dhunën, vetëgjyqësinë, kërcënimet, sulmet brutale në dëmë të Shqiptarëve, siç ishte edhe rasti i Kumanovë vitin e kaluar.

Qeveria Maqedonisë jo vetëm që injoron këto lloje të veprimeve, por edhe promovon sjellje të këtillë ndaj shqiptarëve dhe ka dështuar për të ndjekur penalisht apo të vendos para drejtësisë këta individë, dënojë ata penalisht  siç rasti më i fundit i 25 janar 2016 për veprimet e tyre, kërcënuese ndaj zotit Sela.

Këshilli Shqiptaro-Amerikanë -(KSHA), me anë të kësaj leter bënë edhe një thirrje gjithë shqiptarëve : Partitë shqiptare nuk kanë asnjë alternativë,tjeter  për të qendruar në heshtje; ato duhet “të tregojnë autoritetin e nevojshëm për të ndërmarrë ndonjë veprim kundër këtyre krimeve, ose thjesht për të mbrojtur vetveten” thotë letra e KSHA.

Simbas, Këshillit Shqiptaro-Amerikanë, “Kjo tregon se maqedonasit (kjo qeveri) nuk duan të jetojnë krah për krah me shqiptarët, në një vend, në paqe dhe harmoni, dhe kjo është përtej shqetësuese në këto ditë, kur Maqedonia, pretendon të jetë edhe anëtare e Aleancës Veri – Atlantike – NATO, dhe BE-së. Pas 15 vjetësh, kjo është më se e turpshme, dhe për t’u habitur se Marrëveshja e Ohrit, ende nuk është zbatuar, pavarësisht nga fakti se marrëveshja është nënshkruar nga të dy kombësitë maqedonasit dhe shqiptarët”.

Në fund të letrës së saj Këshilli Shqiptaro-Amerikanë -(KSHA), për Senatin, Kongresin, Departamentin e Shtetit, Ambasadën e SHBA, në Shkup, dhe Parlamentin Europian, shkruan se duke besuar tek ju se do t’a merrni në konsideratë letrën tonë :“Ne inkurajojmë zyrën tuaj për të hetuar të gjitha çështjet dhe të shohim më tej në atë çfarë po ndodh realisht në Maqedoni. Qëllimi, ynë shkruan KSHA-ja,  është që të sjellë në vëmendje jo vetëm për atë që po ndodh në sot në Maqedoni, por nxjerrjen para drejtësisë të gjithë fajtorët, dhe politikanë të cilët mendojnë se janë ata mbi ligjin – ata që në fund të fundit , simbas nesh i shërbejnë qëllimit të tyre, diskriminimit dhe të spastrimit etnik të shqiptarëve, dhe, duke krijuar në këtë mënyrë mundësinë e krijimit për të shkaktuar një tjetër konflikt në Ballkan”. 

Letra e Këshillit Shqiptaro-Amerikanë,mbyllet me thirrjen se “Me sa duket nuk kemi mësuar asgjë nga e kaluara jonë! Bëjeni çdo gjë për të ardhmen e atij vendi se e bëni për fëmijët tanë, të cilët përfaqësojnë të ardhmen tonë, dhe që nuk e meritojnë këtë, që po ndodh dhe këtë lloj qeverisje – Paraprakisht, ju faleminderojmë për mirëkuptimin tuaj, si dhe çdo ndihmë që mund të ofroni në lidhje me këtë çështje.

Kryetari i Komunës së Strugës, dr. Zijadin Sela – udhëheqës i “Lëvizjes për Reformën – PDSH-ja” në Maqedoni, ka deklaruar se :.E vërteta rreth skenarit të radhës të pushtetit VMRO-BDI për të penguar zhvillimin, prosperitetin dhe zbatimin e ligjit në Strugë. E vërteta për paditë e pabaza, gënjeshtrat e kulluara, shantazhet dhe kërcënimet direkte me jetë ndaj meje dhe bashkëpunëtorëve të mij.E vërteta e funksionimit dyfytyrësh të këtij pushteti që stimulon krimin dhe kriminelët!(INA)

happy wheels game