04/23/2018

Arabia Saudite e ekzekuton princin e vet

91974995-mediaitem91974994_1476865802-4394450

Arabia Saudite e ka ekzekutuar princin, Turki bin Saud al-Kabir, për akuzat se e kishte vrarë një person gjatë një rrahjeje para tri viteve, në kryeqytetin saudit, Riad.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme saudite, transmeton Express.

Princi Turki u vra në kryeqytet, por nuk u dhanë detaje se si është ekzekutuar – shumica e të dënuarve në Arabi Saudite ekzekutohen me heqje koke.

Princi është personi i 134-të që vritet këtë vit, sipas një liste të përpiluar nga agjencia e lajmeve AFP.

Ama, është gjë e rrallë në Arabinë Saudite që një anëtar i familjes mbretërore të ekzekutohet.

Princi e kishte pranuar fajin për vrasjen e bashkatdhetarit të vet, sipas Ministrisë së Brendshme.

Duke njoftuar për ekzekutimin e princit, kjo Ministri ka thënë se dëshiron t’i sigurojë të gjithë se Qeveria është e etur për të ruajtur sigurinë dhe të arrijë drejtësinë. /Express/

happy wheels game