01/19/2018

Behixhudin Shehabi “bashkëpunëtor” në krimin ndaj kulturës shqiptare!

LR-640x360-302mjf3i2b5xdihrbxy96y

Behixhudin Shehabi “bashkëpunëtor” në krimin ndaj kulturës shqiptare!

Lëvizja për reforma PDSH shpreh keqardhje dhe zhgënjim që në Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë, nuk ka kush të mbrojë kulturën, artin dhe projektet me interes për shqiptarët.

Dënojmë padrejtësitë dhe diskriminimin që i bëhet kulturës shqiptare në përgjithësi, e në veçanti dënojmë heshtjen e sekretarit shtetëror, z.Behixhudin Shehabi, i cili qëndron i shurdhër dhe indiferent ndaj krimit që i bën kjo minstrijë, kulturës shqiptare.

Lëvizja për reforma PDSH kërkon llogari nga zyrtari më i lartë i BDI-së në këtë institucion, i cili miraton anashkalimin e projekteve shqiptare në të gjitha departamentet e kësaj ministrie, si në Departamentin e Letërsisë dhe Botimeve, Departamentin e dramës dhe filmit, Departamentin e qendrave të kulturës dhe folklorit, Departamentin e muzikës, Departamentin e artit dhe galerisë etj.

A ndjen përgjegjësi z.Shehabi si përfaqësues i BDI-së në Ministrinë e Kulturës, e cila çdo vit miraton më shumë se 1800 projekte, ndërsa shqiptarëve nuk ju ndanë as 2% të tyre, gjegjësisht më pak se 36 projekte?

A ndjeni përgjegjësi për këtë “krim” që ia bëni kulturës shqiptare?

  

 

Departamenti për Kulturë

LR-PDSH

09.02.2016

happy wheels game