01/19/2018

BMW ‘X6’ tenton t’i ik policisë, përfundon në oborrin e shtëpisë (Video)

auto_expresmm-650x3581474816578

https://www.facebook.com/reporttval/videos/635234593304114/

Një makinë e tipit BMW ‘X6’ është përplasur me një mur betoni në afërsi të qendrës ‘Kristal’, tek zona e njohur si ‘Komuna e Parisit’.

Dy persona të cilët po udhëtonin me ‘X6’ sapo kanë parë forcat ‘Shqiponja’ janë larguar me shpejtësi.

Menjëherë policia është vënë në ndjekje të tyre, por nga tentativa për t’u shpëtuar uniformave blu, makina është përplasur me murin.

Pasi janë përplasur, të dy personat kanë dalë nga makina dhe kanë tentuar të ikin me vrap, por ata janë prangosur nga uniformat blu.

happy wheels game