01/19/2018

Brendon Bekteshi në Kampionatin botëror në bilardo në Virginia të SHBA

brendon-bekteshi-2

Berndon Bekteshi, bilardisti  nga Struga pjestar i federates se bilardos, udhëton për në Virgina të SHBA, për të marrë pjesë në Kampionatin botëror të bilardos që mbahet në qytetin Norfolk të Virginias-SHBA, nga data 16-22 tetor, me titull “US Open 9 ball”.

Brendon Bekteshi, do të jetë i vetmi përfaqsues nga Maqedonia në këtë kampionat botëror, ndër 160 pjesëmarrësit nga mbarë bota, të cilët do të garojnë për “Stekën e artë” të “US Open 9 ball” në Virginia.

Në këtë kampionat do të garohet në kategorinë “9 ball”, dhe Brendon Bekteshi do të jetë pjesë e dy garave: fillimisht nga data 13-15 tetor do të garojnë në turneun elitar botëror, ndër 32 garuesit më të mirë, të ranguar në tabelën e klasifikimit botëror, me titull “9 ball Classic” që mbahet në Elizabet city-Nord Carolina,  ndërsa pastaj do të vazhdojë garën tjetër kualifikuese në bazë të shorteut,  ndër 160 pjesëmarrësit e këtij kampionati.

Brendon Bekteshi, bilardisti nga Struga, është së bashku me Dritar Bajramin, bilardistët më të mirë federates së bilardos ne Maqedoni, që ka marrë pjesë në shumë turne dhe kampionate shteterore, si p.sh. në Manastir dhe Shkup, në kampionatet  kombëtare në Sarandë e Tiranë dhe ato ndërkombëtare në Selanik të Greqisë, Lihtenshtajn dhe në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

brendon-bekteshi-3 brendon-bekteshi-2 brendon-bekteshi

 

Vlen të theksohet se në “US Open 9 ball” në Norfolk të Virginia, ndër bilardistët elitar është  edhe kampioni europian dhe shtetëror e kombëtar nga Shqipëria, Eklen Kaçi.

happy wheels game