12/18/2017

Çmimi i naftës është në rënie të vazhdueshme, ndërsa statistikat tregojnë se naftë më të lirë nuk ka pasur prej 11 vitesh.

1452074049-Benzini-620x330-620x330

Çmimi i naftës ka zbritur për 34% në vitin 2015, si pasojë e furnizimeve të tepërta globale dhe ngadalësimit të ekonomisë së Kinës.

Në Maqedoni momentalisht çmimi i Eurodizel BS është 43.5 denarë për litër. Këtij lirimi të çmimit më shumë i gëzohen vozitësit, të cilët për TVM2 shprehen se rënia e çmimeve të naftës do t’i zvogëlojë sadopak shpenzimet e tyre, përskaj harxhimeve tjera që kanë. “Ne na konvenon rënia e çmimit të naftës, por nuk na konvenojnë çmimet që i kemi mes vete, taksistët.

Por, normal që do t’i zvogëlon shpenzimet”- tha një taksist. “Shumë mirë është kjo për ne. Na konvenon shumë rënia e çmimeve, kujt nuk do t’i konvenonte”- tha një qytetar.

“Mirë është kjo që e kanë zbritur çmimin, por mendimi im është që nuk ka efekt kjo, tjerat sende janë shtrenjtë”- theksoi një qytetar.

Por, nga ana tjetër zbritja e çmimeve të naftës duket se ka ndikuar negativisht tek kompanitë që merren me këtë prodhim. Prodhuesit më të mëdhenj në botë të naftës dhe gazit njoftojnë ulje të investimeve, shitje të aseteve, zvogëlimin e numrit të të punësuarve, si dhe do të jenë të detyruar që për një kohë të ndërprenë projektet e tyre.

Çmimi aktual i naftës është rreth 37 dollarë për barel. Pritet që investimet e naftës dhe gazit gjatë vitit 2016 të bien në nivelin më të ulët gjatë këtj viti.

happy wheels game