08/19/2018

Fakte befasuese për “Personin e Vitit” - Angela Merkel

fakte-befasuese-p-euml-r-ldquo-personin-e-vitit-rdquo-angela-merkel_2_hd

Angela Merkel është gruaja më e pushtetshme në botë, lidere e vendit të saj që drejton ekonominë evropiane dhe që është përcaktuese për fatin e krizës më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Ajo është gjithashtu një tifoze e madhe e futbolli, por ka frikë nga qentë. Këtu janë 13 fakte që nuk i dini për Njeriun e Viti, kancelaren Merkel:

1. Emri i saj

Angela Merkel u rrit me emrin Angela Kasner dhe familja e babait të saj kishte prejardhje polake. Merkel është mbiemri i bashkëshortit të saj të parë, një student fizike me të cilin u martua në vitin 1977 dhe u divorcua katër vjet më vonë.

2. Fëmijëria e saj

Babai i saj ishte një zyrtar i kishës luterane. Ai u zhvendos me familjen nga Gjermania Perëndimore në atë Lindore të kontrolluar nga sovjetikëët, pak kohë pasi Angela lindi.

3. Nofka e saj

Mbështetësit gjermanë e quajnë atë “Mutti”, që nga gjermanishtja përkthehet “Nëna”.

4. Neveria përballë rrezikut

Kur ishte nëntëvjeçare, Angela kishte qëndruar në palestër për gati 45 minuta para se më në fund të vendoste të hidhej në pishinë.

5. Ana tjetër e saj që nuk e njohim

Gjatë kohës që ishte në kolegj, Merkel punonte si bariste në festat e zhvilluara nëpër disko.

6. Dijet shkencore

Merkel ka një diplomë në fizikë dhe një doktoraturë në kimi kuantike, e disa thonë se suksesi i saj si politikane vjen nga dijet shkencore dhe qasja e saj analitike ndaj situatave.

7. Lëvizjet e zgjuara

Në fund të viteve ’70 të shekullit të kaluar, Merkel aplikoi si asistent pedagoge në një shkollë inxhinierie, dhe atje iu kërkuar që t’i bashkohej Policisë sekrete të Gjermanisë Lindore. Ajo thotë se refuzoi duke deklaruar se do të ishte bërë një spiune e keqe. Refuzoi këtë punë dhe vazhdoi një karrierë të suksesshme në politikë.

8. Kriza e jetës së saj

Pasi Merkel u divorcua nga bashkëshorti i saj i parë, ajo jetoi vetëm në një apartament të jashtëligjshëm në afërsi të një stacioni treni.

9. Disiplina e saj

Natën kur ra muri i Berlinit, në nëntor 1989, 35-vjeçarja Merkel shkoi në një saunë. Më pas filloi të bredhë përtej kufirit për të festuar me njerëz të huaj, piu një birrë, e më pas në shtëpi menjëherë në mënyrë që të mos ishte e lodhur për punë të nesërmen. Të gjithë në Gjermani ndenjën deri kur gdhiu atë natë.

10. Bashkëshorti i saj

Bashkëshorti i saj, Joachim Sauer, një profesor në Universitetin e Berlinit, nuk ka dëshirë të ekspozohet, prandaj ai nuk kishte dalë në kamerë deri në vitin 2005 kur Merkel u zgjodh kancelare. Çiftit i pëlqen të shkojnë në opera dhe të ecin vazhdimisht së bashku.

11. Talenti i saj sekret

Thuhet se Merkel është një kuzhiniere shumë e zonja dhe është ajo që bën pazar vazhdimisht nëpër supermarkete. Ajo i kishte thënë njëherë presidentit nigerian se i bën bashkëshortit mëngjesin çdo ditë.

12. Frika e saj sekrete

Ajo i ka fobi qentë qëkur e kafshuan një herë në vitin 1995 dhe presidenti rus Vladimir Putin i ka përdorur shpesh kafshët shtëpiake të tij për ta vënë në siklet Merkelin.

13. Pasioni për futbollin

Merkel vazhdimisht viziton dhomën e zhveshjes së lojtarëve të kombëtares gjermane për t’i përgëzuar ata pas fitoreve. Thuhet se njëherë ajo pa aksidentalisht Bastian Schweinsteigerin nudo . /Tirana Observer/

happy wheels game