09/19/2018

FENOMENI I ZVOGLIMIT TË NUMRIT TË NXËNËSVE!

12376164_1050949248269006_7864846097700909657_n

Në dy dekadat e fundit ne mënyrë dramatike bëhet intenzifikimi i interaksionit transnacional përmes globalizimit të sistemeve prodhuese, transfereve financiare deri te përhapja mediale e informacioneve dhe lëvizjeve masive të njerëzve. Përmes globalizimit shtetet lidhen gjithnjë e më shumë ,rrjeti i marrëveshjeve ndërkombëtare mundëson qarkullim të lirë të njerëzve,mallrave dhe ideve.Globalizimi e ka zvogluar ndjenën e izolimit që ishte prezent te shtetet ballkanike , duke u mundësuar njerëzve punësim më të leht dhe qasje kah dituria më cilsore në vendet e perëndimit.
Globalizimi bëri ndikim tek dy procese relevante
1.Ndikim në profesion.Profesioni dhe formimi i klasës profesionele bëhet faktori kryesor për diferencimin social.Përparimi në profesinon,mundësit më të mëdha për punësim,çlirimi nga varshmëria partiake u bënë faktorë krucial për shpërnguljen e qytetarëve që në mënyrë aparente ndikuan në zvoglimin e numrit të nxënësve.
2. Ndikimi i tjetër i proceseve të globalizimit u shpreh në planifikimin e familjes. Familja sot, gjithnjë e më tepër bëhet familje tipike nukleike dhe leht e lëvizshme.Numri i fëmijëve planifikohet në pajtim me obligimet dhe mundësitë për kujdes të përgjegjshëm në ngritjen dhe edukimin e tyre.Planifikimi i familjes suksesivisht ndikon në shprazjen e shkollave.Pra, shikuar holistikisht shpërngulja ekonomike, dëshira për të përparuar në profesion, planifikimi i familjes janë faktorë primar që në kontinuitet do të ndikojnë në zvoglimin e numrit të nxënësve. Ky fenomen do të vazhdojë derisa baza ekonomike nuk do të ketë ndikim në vetëdijen shqërore.

Muhamet BOROVA

happy wheels game