08/17/2017

Gjimnazi “Dr. Ibrahim Temo” mbyll 2015-tën ndryshe

received_1706049652983855-640x480

Dje në SHMK Gjimnazin “Dr. Ibrahim Temo” u mbajt një program i shkurtër artistik kushtuar festave të fundvitit, përmbylljes së gjysmëvjetorit të parë mësimor, e mbi të gjitha finalizimit të konkursit artistik mbi “Poezinë, tregimin, pikturën dhe dekorin më të mirë” për vitin 2015.

Konkursi i organizuar nga profesoreshat Lugina Ajro, Loranda Fejzullai dhe Lynkesta Hani, kishte për qëllim që të nxis nxënësit drejt kulturës, artit dhe letërsisë, e mbi të gjitha të zbulojë gjithnjë e më shumë talentë të rinj struganë.
Nxënësit konkuruan me anë të shifrave dhe ndarja e çmimeve u bë sipas tyre. Në jurinë profesionale bënin pjesë: shkrimtari strugan Vait Nasufi, përfaqësuesi i komunës Syrija Rashidi, drejtori i shkollës Xheladin Muça dhe mësimdhënësit Albana Zhuta, Besnik Oxha dhe Gjyltene Jusufi.
Tri çmimet e para nga të katër fushat krijuese u shpërblyen me dhurata dhe çertifikata, ashtu si edhe nxënësit e tjerë që kishin marrë pjesë në konkurs, të cilëve gjithashtu ju shpërndanë çertifikata. Numri i nxënësve në konkurs ishte 80.
Drejtori i shkollës z.Xheladin Muça, mes tjerash, tha dhe premtojë që “organizime të tilla do të ketë gjithnjë e më shumë në shkollën tonë, pasi detyra jonë nuk është vetëm t’i mësojmë dhe edukojmë nxnësit, por të zbulojmë edhe talentë të rinj, rruga e të cilëve do të jetë e ndritur, pasi është rrugë arti”. Edhe shkrimtari strugan Vait Nasufi e përgëzoi drejtorin dhe nxënësit për këtë organizim kaq të veçantë dhe shprehu kënaqësinë e tij kur shikon që sa shumë talentë ka ky brez i Strugës.
Çmimin e parë për poezinë më të mirë e mori nxnësja Ermira Ameti, të dytin Elsa Dani dhe të tretin Semra Ameti.
Çmimin e parë për tregimin më të mirë e mori nxënësja Ermira Ameti, të dytin Edlira Dika dhe të tretin Fanol Sheji.
Çmimin e parë për pikturën më të mirë e mori nxënësja Remzie Lloga, të dytin Festime Ajro dhe të tretin +++
Çmimin e parë për dekorin më të mirë e mori nxënësja Arlinda Alla, çmimin e dytë Eriona Beqiri dhe të tretin Hadis Doko.
Në fund të pranishmit patën mundësi të ndiqnin ekspozitën artistike kushtuar Vitit të Ri, të përgatitur nga nxënësit e shkollës, në mbikqyrje të profesoreshës Loranda Fejzullai.(Strugalajm.com)received_1706049652983855-640x480 received_1706049656317188-640x480 received_1706049659650521-30ku6rj90sql7wov0ro64q

happy wheels game