06/22/2017

Gjykatësit sëmuren, i ikin lëndëve që kanë të bëjnë me Gruevskin dhe “Familjen”

gruevski2-640x582

Gjykatës të njësisë për krim të organizuar në Gjykatën Penale të Shkupit kanë filluar me të madhe të lajmërohen për pushime vjetore dhe pushime mjekësore, bën të ditur javorja “Fokus”.

Sipas saj, kjo tregon se askush nga gjykatësit nuk dëshiron të marrë në procesim rastet e Prokurorisë Speciale, ku akuzohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe personat e afërt të tij të njohur si “Familja”, ku bën pjesë edhe ish-shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov. Një pjesë e madhe e gjykatësve duan të shkojnë në sektorë të tjerë. Më pas revista parashtron pyetjen se a do të gjendet ndonjë trim që do të gjykojë Gruevskin. (INA)

happy wheels game