09/21/2017

Gruevski konfirmon, do të jep dorëheqje para 15 janarit

gruevski2

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk tregon se kush do ta zëvendësoj, pasi sipas Marrëveshjes së Përzhinos ai javën e ardhshme duhet të jep dorëheqje nga posti. Ai konfirmon se do të jep dorëheqje, por atë se kush do ta zëvendësoj në këtë funksion, do të vendos partia, pas çka vendimi do t’i njoftohet opinionit. Gruevski nuk zbuloi as atë se me çfarë qëndrimi do të del para komisarit Johanes Han i cili pritet ta vizitoj vendin pas festave.

“Edhe njëherë ju konfirmoj se sipas Marrëveshjes më 15 janar do të zgjidhet qeveri e re, me kryetar të Qeverisë për organizimin e zgjedhjeve. Paraprakisht, gjithsesi se do të jap dorëheqje ndërsa se kush do të jetë kryetari i Qeverisë i cili do t’i organizoj zgjedhjet do të publikohet pasi të marrë vendim VMRO DPMNE-ja. Vendimi do të publikohet nga VMRO DPMNE ose përmes kumtesës ose konferencës për shtyp”.

Deklarata e Gruevskit vjen dhjetëra ditë para skadimit të afatit për emërimin e kryeministrit teknik dhe ardhjes së komisarit Johanes Han, i cili para dy javëve deri te nënshkruesve të Marrëveshjes së Përzhinos dërgoi letër ku shpreh shqetësimin e tij për shkeljen e afateve.

Gruevski nuk zbuloi se çfarë do të bisedoj me Hanin, por shtoi se detajet nga takimi do t’i shpalos pas takimit.

Euro- deputetët Riçard Houit, Ivo Uajgl dhe Eduard Kukan që së bashku me euro- komisarin Han ndërmjetësuan në arritjen e marrëveshjes, më 11 janar do të udhëtojnë në Maqedoni.

Jozyrtarisht mësohet se euro- deputetët për të cilët nuk dihet nëse do të vijnë së bashku me Hanin, do të tentojnë t’i zhbllokojnë bisedimet për mediumet, punën e Komisionit anketues për skandalin me përgjimet si dhe dialogun për sundimin e të së drejtës.

happy wheels game