09/19/2018

Gruevski: Të ndjekim rrugën që Zoti e ka planifikuar për ne

8-4

Kryeministri Nikolla Gruevski, me rastin e festës së Krishtlindjeve i dërgoi urim kryetarit të Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Arqipeshkopisë të Ohrit, arqipeshkopit të Ohrit dhe të Maqedoisë z.z Stefan dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë nga Republika e Maqedonisë dhe diasporës.

“Krishtlindja është festë e familjes, festë e lumturisë, festë e dëshirave, festë ku dyert tona janë të hapura për ardhjen e lajmit të mirë. Në një atmosferë të qetë dhe relaksuese, në paqe dhe harmoni, me dashuri dhe gëzim ta presim festën dhe mesazhet që kjo na sjell, të bëjmë vepra të mira, të kemi mirëkuptim me njëri-tjetrin, të jemi të sjellëshëm me njëri-tjetrin, të ndjekim rrugën që Zoti e ka planifikuar për ne. Kjo është rruga e zotit, rruga e dashurisë dhe shpëtimit të njerëzimit”, thuhet në urimin e kryeministrit Nikolla Gruevski.

happy wheels game