09/19/2018

Hapen 7 porta të shkarkimit nga Liqeni i Ohrit në lumin Dri

portat-e-hapura-1

Strugë, 20 tetor

Situata hidrologjike nuk cenon gjendjen dhe si duket se është stabilizuar deri diku, edhe liqejt akumulues, duke filluar nga Glloboçica, Shpile (Dibër), Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës, niveli i ujit është në kuotat e tolerushme. Për shembull, në Glloboçicë, vërehet se niveli ka zbritur nga kuotat maksimale, ndërsa në liqenin akumulues të Shpiles në Dibër, informatat flasin se niveli i ujit ka zbritur rreth një metër.

Për ruajtjen e nivelit të kontrolluar të Liqenit të Ohrit, kuotat minimale dhe maksimale sillen prej 693.10 m e deri në 693.75 m lartësi mbidetare, pothuajse sillen në kuadër të parametrave të kontrolluar të nivelit.

Sipas Marreveshjes bilaterale, shkarkimi nga Liqeni i Ohrit bëhet sipas sasisë së supozuar që hynë në liqe, e ajo sillet rreth 15 metra kub për sekondë, ndërsa hapja e 7 portave të shkarkimit, që nënkupton hapja gati e tërësishme të portave të shkarkimit, nga Liqeni i Ohrit shkarkon mbi 50 metra ujë për sekondë.

Hapja e këtyre ditëve të 7 portave të shkarkimit, sa ishin të hapura sot, nënkupton edhe shkarkim të mbi 50 metra kub ujë për secondë, që natyrisht do të ulë nivelin e Liqenit të Ohrit dhe do të rrisë nivelin e ujit në liqejt tjerë akumulues. Liqeni i Ohrit, ka kohë që është afër kuotës së tolerueshme të nivelit të ujit, por, pasi priten prurje hidrologjike me sasi të mëdha të ujit, ekspertët kanë vlerësuar dhe kanë çmuar se shkarkimi i sasisë së theksuar të ujit, nuk rrezikon as Liqenin e Ohrit dhe as liqejt tjerë akumulues, e njëherit ruan edhe biodiversitetin në bregun e Liqenit të Ohrit, në të dy anët e kufirit.

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit, rregullohet sipas konventave ndërkombëtare dhe në bazë të Marrëveshjes bilaterale, të nënshkruar që më 1956, ndërmjet ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë, që disa herë është bërë përpjekje edhe të revidohet dhe të nënshkruhet ose harmonizohet ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke respektuar edhe ndryshimet klimatike dhe të gjitha ndryshimet në Liqenin e Ohrit.portat-e-hapura-1 portat-e-hapura

happy wheels game