04/23/2018

K.K “DRINI” i Strugës me shumë medalje në Tetovë

received_10209664045352381-874x492

Këtë fundjavë (15.10.2016)në Tetovë, u zhvillua Turneu i -XV- Ndërkombëtar në Karate “TETOVA OPEN 2016” nën organizimin e K.K “FATI” nga Tetova. Në këtë turne morën pjesë rreth 500 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe klubet nga vendi.

Klubi I Karatesë “DRINI” në këtë aktivitet u paraqit me ekip të kompletuar në të gjitha disiplinat si në: kata ekipore dhe individuale (luftë e imagjinuar) dhe kumite (luftë sportive).

Edhe në këtë aktivitet, klubi bëri një paraqitje shume dinjitoze dhe me meritë edhe nga ky turne u kthye me plotë 12 medalje të fituara, nga të cilat 5 ari, 3 argjendi dhe 4 bronzi.

Me medalje ari u stolisën: Pasho Mustafai, Gresa Mustafai, Hamza Zylali, Ilira Xheladini dhe Fationa Aliu.

Me medalje te argjendë u stolisën: Azra Ramo, Zana Xheladini dhe ekipi në kata (2007-2008), i përbër nga Melisa Hajredini, Fjolla Hajdari dhe Pasho Mustafai.

Me medalje të bronzë u stolisën: Drini Hajredini, Kastriot Malo, Muhamet Sinani dhe Loriana Ramo.

”Si trajner i klubit, jamë shumë i kënaqur me paraqitjen e sportistëve tanë dhe besojë se do të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në aktivitetet e tjera”informon Alim Hajredini trajnewr i KK.”Drini”.

happy wheels game