01/19/2018

K.K “DRINI” I SUKSESSHEM EDHE NE GJILAN

14522340_10209541824496936_742290058_o

Vikendin që lamë pas (02.10.2016) në Gjilan të Kosovës u zhvillua Turneu i XI Ndërkombëtar në Karate “Katana Open 2016” nën organizim të K.K “Dardania”. Në këtë aktivitet morën pjesë 35 klube me rreth 400 sportistë nga Kosova, Maqedonia. Mali i Zi dhe Presheva. Klubi i Karatesë “DRINI” nga Struga u paraqit me 12 sportistë në grupmosha të ndryshme dhe arriti të grumbulloj plot 10 medalje, nga të cilët 2 ari, 4 argjendi dhe 4 bronzi. Me medalje Ari u stolisën Shaban Murtishi në kategorinë e sendorëve -60kg dhe Gresa Mustafai në grupmoshën 10-11 vjecare në kategorinë +45kg. Me medalje të argjenda u stolisën: Fationa Aliu sendore -55kg, Ilira Xheladini kadete -47kg, Kastriot Malo 10-11 vj, -45kg dhe Aid Oda 12-13 vj, +55kg. Me medalje të bronztaë u stolisën: Hamza Zylali 11-12vj,-45kg, Zana Xheladini 12-13vj,+47kg, Loriana Ramo 12-13 vj, -47kg dhe Pasho Mustafai në diciplinën kata 2007. Dua të faleminderoj Klubin Organizator K.K “Dardania” në krye me Maliq Maliqi, për mikpritjen dhe akomodimin të klubit tonë në një nga Hotelet e Gjilanit. Klubin tonë e presin edhe shumë aktivite të tjera dhe besojmë se me punë dhe përkushtim, qytetit tonë, do ti sjellim edhe shumë trofe të tjera.14537074_10209541824136927_287277502_o 14580341_10209541823016899_1688667620_n

happy wheels game