02/21/2018

Kabineti i Hanit sqaron: Thelbi i marrëveshjes ka rëndësi, jo data!

231953

Thelbi dhe përmbajtja e procesit politik që buron nga marrëveshja e Përzhinës është më e rëndësishme për komisionarin Han se sa qasja dogmatike për datën e zgjedhjeve. Ky është sqarimi që ALSAT M mori nga kabineti i tij për qëndrimet e shprehura pas bisedimeve të djeshme në Shkup.

Duke pasur parasysh se një nga katër partitë politike por edhe një pjesë e shoqërisë civile konsideron se në prill nuk mund të mbahen zgjedhje demokratike dhe korrekte, kjo duhet të merret në konsideratë nga liderët e 4 partive politike të cilat duhet të mendojnë dhe të pajtohen për datën e zgjedhjeve.

Sikurse deklaroi zyra e tij, Komisioneri Han mendon se më shumë rëndësi ka angazhimi i 4 partive ndaj marrëveshjes së Përzhinës si një paketë e tërësishme, e pavarur nga data e zgjedhjeve për të cilën ai mori siguri nga të gjithë liderët.

Komisioneri dëshiron të shohë zgjedhje me pjesëmarrjen e të 4 partive dhe do të vazhdojë të mbështesë procesin që do të siguronte zgjedhje korrekte e demokratike.

Për Hanin është e rëndësishme pastrimi i listës së votuesve dhe të ofrohet një fushë korrekte për mediat, me mundësi të barabartë në media për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, për të shpalosur platformat e tyre dhe që qytetarët të kenë qasje te informimi korrekt dhe objektiv.

Komisioneri do të kthehet në Maqedoni, dhe në të njëjtën kohë, po mbështet plotësisht punën ndërmjetësuese e Peter Vonhojtes.

happy wheels game