05/21/2018

Kosova vlerëson përkrahjen e Shqipërisë në integrimet euroatlantike

tahiri-bushati-2-jpg_1463402535-7771989

Ministrja për dialog, Edita Tahiri e cila po qëndron në Tiranë u takua sot më Ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Gjatë këtij takimi, dy ministrat rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe rritjen e angazhimeve të përbashkëta për forcimin bashkëpunimit mes dy vendeve, për integrimet euroatlantike dhe avancimin e gjitha çështjeve me interes kombëtar dhe ndërkombëtar, transmeton Gazeta Express.

Ministrja Tahiri theksoi se vizioni euroatlantik për shtetin e Kosovës është një synim strategjik i Kosovës, dhe në këtë drejtim kemi bërë progres të madh do të thosha historik me Marrëveshjen e Stabilizim Asocim me BE-në dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e bërë ardhmërinë evropiane të qartë dhe të sigurt.

Ajo theksoi se Kosova po punon me intensitet për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB dhe rritjen e numrit të njohjeve dhe se partneriteti jonë strategjik me Shqipërinë, SHBA-në dhe BE-në po i fuqizon këto procese. Ministrja Tahiri tha se Kosova ka vlerësuar gjithnjë përkrahjen nga Shqipëria në të gjitha fazat e rëndësishme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe ne angazhohemi për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe fuqizimin e kombit shqiptar. Ajo po ashtu theksoi se të dyja vendet po dëshmojnë përkushtimin për paqe, stabilitet dhe fqinjësi të mirë në rajon, ku dialogu dhe bashkëpunimi janë bazë për këto procese.

Në veçanti ministrja Tahiri theksoi angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për arkitekturën e sigurisë dhe që Kosova ta bëjë ushtrinë e saj gjatë këtij viti si dhe përpjekjet për integrimin në NATO. Në vazhdim ajo potencoi se Kosova dhe Shqipëria janë në rrugë të mirë të reformave të gjithanshme për forcimin e ligjit dhe zhvillimit ekonomik, ndërkohë që theksoi rëndësinë e bashkërendimit të agjendës reformatore dhe përkrahje më të madhe për shqiptarët etnik në rajon për të përmirësuar pozitën e tyre sipas standardeve ndërkombëtare.

happy wheels game