07/16/2018

LIONEL RICHIE: MENDOVA TA PADIS ADELE

1895956390lionel

Lionel Richie me shaka ka thënë se ai u përpoq ta padiste Adele për publikimin e këngës së re të titulluar “Hello”, e cila mban të njëjtin titull si kënga e tij e publikuar në vitet 80.

Këngëtari legjendar publikoi “Hello” në vitin 1983, një frazë e së cilës ende është shumë e famshme edhe ditën e sotme “Is it me you’re looking for?”. Kur Adele u rikthye në industrinë e muzikës në muajin tetor, fansat menjëherë nisën të bënin një krahasim mes të dyja këngëve por nëse do të ishte për Lionel, ylli britanik tani do të ishte përballur me një betejë ligjore për përdorimin e “fjalës së tij”.

“Ti nuk mund të përdorësh fjalën time pa më vënë në dijeni, faleminderit shumë”, ka thënë ai me shaka për gazetën britanike “The Sun”. “U përpoqa të bëja një padi por avokatët më sqaruan se nuk mund ta bësh pronën tënde një fjalë”.

happy wheels game