01/19/2018

LR-PDSH: Vendimi skandaloz i Ivanovit amneston krimin, korrupcionin, falsifikimet zgjedhore të politikanëve

sela1-620x330-480x255

“Vendimi i Presidentit Gjorgje Ivanov për të aboluar ndjekjen dhe procedimin penal të gjithë politikanëve që kanë kryer vepra të rënda kriminale, që kanë manipuluar dhe falsifikuar procese zgjedhore, kanë rrënuar institucione dhe vlera demokratike, kanë dëmtuar prona dhe shantazhuar qytetarë, kanë vënë në rrezik të tashmen dhe të ardhmen e çdo qytetari në RM, është skandaloz, i papranueshëm, i dëmshëm, jodemokratik dhe jokushtetues.

Vendimi  i Ivanovit dëshmon qartë se Republika e Maqedonisë, gjithmonë ka funksionuar si shtet me standarde të dyfishta, duke heshtur kur duhej të montohen, fajësohen dhe akuzohen shqiptarët dhe nga ana tjetër duke ofruar amnisti nëpërmjet vendimeve jolegjitime dhe anti-demokratike në kohën kur duhej të ruhej qëndrueshmëria e këtij sistemi antishqiptar. Përkujtojmë që në kohën kur Ivanov ësht President kanë ndodhur shumë aksione policore të drejtuara kundër shqiptarëve, procese të montuara politike, vrasje dhe arrestime të të pafajshmëve, ndodhën Monstra dhe Lagja e trimave, ngjarje që paraqesin shkelje të rëndë të të drejtavr dhe lirive themelore të një komuniteti të tërë.

Në vend që të abolohet segregacioni nacional dhe aparteidi ndaj shqiptarëve, abolohen krimet e politikanëve” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga partia e Ziadin Selës.

happy wheels game