08/19/2018

Maqedonasit ja thyen hundën shqiptarit, për shkak se adhuronte Adem Jasharin

E.Asllani i lenduar

Mehmet Latifi

Një furrtar nga Kosova që po punonte në qytetin Resnjë në Maqedoni ka qenë viktimë e brutalitetit të egër policor. Por drejtësia ka pasur epilog pozitiv jo nga gjykatat e vendit, por nga Gjykata e Strasburgut.

Ai më në fund ka fituar drejtësinë dhe se autoritetet e Maqedonisë për brutalitetin e pësuar do të duhet t’i paguajnë dëmin prej rreth 12 mijë euro.

Mehmet Latifi, risjellë bisedën e zhvilluar me Esat Asllanin, viktimin e stacionit të policisë në Resnjë. Bisesa e zhvilluar nga gazetari i Radio Rrapit është zhvilluar më 23 mars të vitit 2008, pas torturës së përjetuar në stacionin e policisë në Resnjë me të gjitha dokumentet dhe fotografitë.

Vlen të theksohet se personi që i ka shkaktuar lëndime trupore Esat Asllanit, për të cilën tani Gjykata në Strasburg e ka vlerësuar si shkelje e rëndë, Gjoko Strezovski, tash është kryetar i komunës së Resnjes.

I PENGOI PORTRETI I ADEM JASHARIT,  IA THEYN HUNDËN QYETATARIT

Esat Asllani (1962), është rrahur në stacionin e policisë në Resnjë, ku ka pësuar edhe lëndime trupore.Shkas për këtë “incident” në stacionin e policisë në Resnjë, sipas Esat Asllanit, është portreti i Adem Jasharit, në gazetën shqipe.

Ohër, 23 mars 2008

Esat Asllani, i punësuar në ndërmarrjen për prodhimin e bukës dhe prodhimeve tjera ushqimore, “Lindidrim”, në cilësinë e drejtorit të kësaj ndërmarrje, pas një kontrolli të ushtruar nga inspektori i punës me asistencë të policisë dhe të inspektorëve të SPB-së,  në njësinë punuese furra e bukës “Aroma” në Resnjë, me pronar Zeke Çoçaj, kanë konstatuar se gjashtë persona të ardhur nga Kosova, të cilët kanë kaluar legalisht pikën kufitare me Maqedoninë, janë të punësuar në kundërshtim me ligjin në fuqi, për qëndrim dhe punësimin e të huajve, gazetari i Radio Rrapit

“Në momentin e kontrollit të ushtruar, (natën ndërmjet datës, 20-21 mars), rreth mesnatës, inspektorët në vendin e punës, në furrë kanë takuar vetëm dy punëtor, ndërsa katër të tjerë kanë qenë në banesë. Poashtu, në vendin e punës janë gjetur edhe katër punëtore nga Resnja, në sektorin e shitjes, të cilat poashtu sipas bashkëbiseduesit janë keqtrajtuar.

Pasi është konstatuar gjendja faktike, punëtorët kosovar janë marrë në procedurë të mëtejme në stacionin e policisë dhe janë dërguar në Gjykatën Themelore në Resnjë, ku u është shqiptuar dënimi në lartësi prej 300 euro, dhe masa e dëbimit nga Maqedonia me ndalesë në afat prej gjashtë muaj për hyrje në Maqedoni.

“Pasi jam ftuar për të paraqitur dokumentet e ndërmarrjes dhe furrës që punon me leje, jam nisur nga Ohri gati në mesnatë në drejtim të Resnjës. Sapo kam arritur në furrë, policia na “ftoi” në stacionin e policisë, për të bërë verifikimin dhe procedimin e duhur. Duke shfletuar dokumentet që i kisha në çantë, inspektori i policisë Gjoko Strezoski, me sa jam në dijeni, është zëdhënës në SPB në Manastir, dhe ish kryeshef i SPB-së në Resnjë- nxori nga çanta ime një gazetë ditore në gjuhën shqipe, botuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku vërejti portretin e Adem Jasharit, duke më ofenduar e sharë nga nënë, duke kërcënuar, më goditi disa herë në fytyrë me grushta. Sjellja e këtij isnspektori ishte me një brutalitet të paparë.

Nuk kam reaguar dhe me asnjë shkas nuk i kam dhënë rast të më godasë, përkundër ofendimeve që na  bënte jo vetëm mua por të gjithëve që ishim të pranishëm. Më kaploi gjaku nga goditjet dhe lëndimet që pësova, dhe  në atë gjendje kam qëndruar në stacionin e policisë nga ora 1.30 deri në orën  5.00 në mëngjes, duke mos më ofruar as ndihmë mjekësore.

E gjithë kjo ka ndodhur në prani të prani të komandantit të policisë në Resnjë dhe pronarit të furrës Zeke Çoçaj. Nuk më është dhënë as mundësia për të komunikuar me avokat”-deklaroi i shqetësuar Esat Asllani.

Më pas, me të këthyer në Ohër, ai është drejtuar në spitalin e qytetit në Ohër, në repartin e ORL-së, ku është trajtuar nga mjekja Lenka Dimoska, specialiste e ORL-së, e cila vlerësoi dhe konstatoi dg: “Frractura ossos nost post traumatica” dhe e dërgoi për një rengenografi të pjesës së përparme të fytyrës, që dëshmojnë edhe çertifikatat e lëshuara nga mjekja. Ndërkaq, gjendja e personit Esat Asllani paraqitet mjaft traumatike, që dëshmojnë edhe fotografitë.

“Rastin e kam paraqitur në në MPB në Shkup, duke njoftuar zyrtarët e lartë të  MPB-së, ndërkaq  në raportin  dhe buletinin e MPB-së për datën 22 dhe 23 mars, nuk është njoftuar për këtë rast”-pohon Esat Asllani. certifikata 1 certifikata-2 (1) Esat Asllani rengenografia 1 (1)

 

 

happy wheels game