12/18/2017

Maqedoni, auto-shkollat kundër vendosjes së kamerave, organizohen protesta para Qeverisë

Autoshkoll---480x384

Nga dita e hënë, të gjithë auto-shkollat e Maqedonisë do të protestojnë para qeverisë në Shkup kundër nenit 284 të ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, që parasheh vendosjen e kamerave nëpër veturat e auto-shkollës, njofton TV21.

Nga shoqata e auto-shkollave bëjnë me dije se protestat do të vazhdojnë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre. Ndërsa prej dje ata janë në grevë.

Kryetari i shoqatës së  Auto-shkollave, Jonçe Apostollovski nuk e sheh si logjike që kandidati bashkë më instruktorin të xhirohen gjatë gjithë kohës. Ai thotë se Maqedonia është një nga shtetet e vetme që ka miratuar ligje të tilla.

“Ne jemi shteti i vetëm dhe i parë në Evropë ku auto-shkollave i është caktuar të sigurojnë trajtim dhe edukim të kandidatëve për shoferë me kamera të vendosura 30 centimetra afër fytyrës së instruktorit dhe kandidatit. Shembuj të tillë nuk ka as në Evropë, e as në çfarëdo profesioni që unë e di, se duhet ta kryej punën e tij me kamerë“, shtoi Apostollovski.

Kamerat që janë paraparë të vendosen duhet të bëhen më vetëfinancim nga auto-shkollat, dhe të gjitha xhirimet duhet të arkivohen në afat prej 90 ditëve, pas kryerjes së orëve nga kandidati. Kamerat në vetura duhet të jenë në dy pozicione, me pamje nga rruga dhe njëra me pamje nga kandidati dhe instruktori. Nëse autoshkollat nuk xhirojnë kandidatët, ato dënohen me 5 mijë euro dënim dhe do të jetë e mbyllur për 2 vjet.

happy wheels game