08/19/2018

Mc Kresha vazhdon suksesin në “Top Awards”

kersha

Jemi në javën e 10-ë të klasifikimit të “The Top List”, Top Awards, i cili sa vjen e bëhet më interesant. Mc Kresha duket se ka goditur në shenjë më projektin e tij më të fundit muzikor “Era”, duke qëndruar prej dy javësh në krye të kësaj renditje.

Ndryshe nga java e kaluar, sukses ka patur grupi kosovar NRG Band, i cili është renditur në vendin e dytë ndërsa Mozzik me “Dhezu” në vendin e tretë.

Ky klasifikim sjell thuajse çdo javë projekte të reja që i shtohen kësaj renditje por ajo që duhet theksuar është që publiku ende vazhdon të preferojë këto tre projekte muzikore si Elvana Gjata ft. Bruno – Love me, Ghetto Geasy ft. Majk – Sjena mo dhe 2TON – Ani Nasht duke i rezistuar për 10 javë “The Top List”.

Projekte të reja që i janë shtuar klasifikimit të 20 këngëve janë: Vesa Smolica – Sicty Nine, Adelina ft. Robb Daddy – Eren e saj dhe Ardian Bujupi – Addicted, duke bërë që t’i largohen “The Top List”: Eni Koci – Si Dikur, Dafina Zeqiri -Hate You, Love You dhe Albina Kelmendi – Endrren mos ma merr.

Ky është klasifikimi i javës së 10-ë të “The Top List”, Top Awards:

1. McKresha – Era ft Gjurmet
2. Nrg Band – Ajo m’kalli
3. Mozzik – Dhezu
4. Era Istrefi – Bonbon
5. Kida – S’ki ide
6. Besa ft. Ansi – Kameleon
7. Ledri Vula – SRMN
8. Vesa Smolica – SixtyNine
9. Adelina ft. Robb Daddy – Eren e Saj
10. Samanta – Asnjo Si un
11. Elvana Gjata ft. Bruno – Love me
12. Ghetto Geasy ft. Majk – S’jena mo
13. 2ton – Ani Nasht
14. Dj Aldo ft. Lorela – Don’t let me go
15. Noizy -Number one
16. Asgje Sikur Dielli – Adresa
17. ArdianBujupi – Addicted
18. Lyrical Son – Hey Hey Hey
19. Vig Poppa ft. Dhura Dora – Zoom Zoom
20. Butrint Imeri – Eja Eja

happy wheels game