09/19/2018

Miratohet Platforma politike në Kuvendin e tretë Qendror të LR-PDSH

1

Është mbajtur dje në Kuvendi i Tretë Qendror i Lëvizjes për Reforma – PDSH ku kuvendarët kanë diskutuar për raportin e kryetarit Sela në mes dy Kuvendeve dhe pika të tjera të rëndësishme.
Kryetari i partisë tha se në këtë periudhë Lëvizja ka pasur mjaft aktivitete të rëndësishme, në to edhe krijimin e Aleancës Për Shqiptarët, aleancë kjo parazgjedhore me RDK-në që mbështetet në tre pika kryesore edhe atë:
1. Që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të garojmë me lista të përbashkëta;
2. Që të krijohet platforma e përbashkët, që do të përfshijë kërkesat shqiptare dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni dhe
3. Që nëse e fitojmë legjitimitetin nga populli shqiptar në zgjedhje të drejta dhe demokratike, nuk do të bëhemi pjesë e asnjë qeverie në qoftë se Programi i saj qeverisës nuk nis me ndryshimet kushtetuese që shqiptarët dhe maqedonasit t’i bëjë të barabartë në aspekt kombëtar.
Në Kuvendin Qendror është diskutuar gjithashtu edhe për Platformën e përbashkët me RDK-në me të cilën Aleanca do të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Platforma është përpiluar nga grupe pune profesionistësh nga të dyja partitë LR-PDSH dhe RDK, ndërkaq paraqet këndvështrim të pikave të rëndësishme dhe alternativën e zgjidhjes së çështjes shqiptare në Maqedoni.
Në këtë Kuvend u zgjodh edhe nënkryetari i ri i Lëvizjes nga Kumanova z. Dukagjin Osmani.

happy wheels game