04/23/2018

Mogherini, në Kosovë pas heqjes së vizave: Ju jeni Europë!

1462469429xxl_mker1462465409 (1)

https://www.youtube.com/watch?v=-gs2bSJEc5o

Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka qëndruar në Prishtinë një ditë pas rekomandimit për heqjen e vizave për kosovarët, ndërsa në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës, ajo i ka siguruar deputetët e shumicës dhe opozitës se, Bashkimi Europian do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën.

“Kosova është Europë. Ju nuk keni nevojë të bëheni Europë. Ju jeni Europë”, tha Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e BE-së.

Shefja e Politikës së Jashtme nuk la pa përmendur edhe punën që duhet të bëjë Kosova në zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

“Ka pritshëmri të larta për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe. E di që në shoqërinë tuaj ka pasur një debat të fortë, por marrëveshja e arritur pas disa negociatash tepër të gjata e të ashpra, është solide. Asociacioni nuk do të jetë një qeverisje paralele në Kosovë, nuk do t’i tejlakojë ligjet ekzistuese dhe do të jetë sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili jep udhëzimin për t’u siguruar se, statusi i Asociacionit të Komunave Serbe do të hartohet mbi bazën e ligjeve të Kosovës”, tha më tej kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini.

E shoqëruar nga Komisoneri për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos, shefja e diplomacisë europiane është pritur në takime të veçanta nga kryeministri Isa Mustafa, si dhe nga Presidenti Hashim Thaçi.

Komisioneri Avramopoulos përsëriti sërish zotimin e Brukselit, që të përmbyllin sa më parë heqjen e vizave, ndërsa porositi institucionet e Kosovës që ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi dhe të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

/ Top Channel

happy wheels game