09/21/2017

Moti sot do të jetë me vranësira mesatare, i ftohtë dhe me erë

12495042_10201143075535428_4195324025680576307_n

Moti sot në Maqedoni kryesisht do të jetë me mjegulla dhe temperatura mjaft të ulëta. Mëngjesi do të shënojë temperatura polare, ndërkaq gjatë ditës pritet që të njëjtat paksa të zbuten, megjithatë, temperaturat nuk do të kalojnë mbi 0 gradë celsius.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -10 deri më -17 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës pritet që të sillen nga -4 deri më 0 gradë celsius.

Në mbarë vendin nuk do të ketë kushte për reshje, përveç në vendet më të larta malore ku pritet të ketë reshje të dëborës.

Gjatë mbrëmjes pritet që temperaturat përsëri ndjeshëm të ulen, ndërkaq që edhe në ditët në vazhdim na pret mot mjaft i ftohtë.

Edhe Strugën e pret mot i ngjashëm, me  temperatura mjaft të ulëta. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -8 deri më -3 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat nuk do të kalojnë mbi 0 gradë celsius gjatë ditës.

happy wheels game