04/24/2018

Nano po sfidon Edi Ramën

nano-rama

Sa herë afrohet periudha e zgjedhjeve për president, emri i Fatos Nanos del në skenë.

Këtë herë thuhet se ish-kryetari i PS ka bërë një koment poshtë një shkrimi të analistit Artur Zheji me titull: “Përse kryeministri adhuron të Fortët dhe Berishën”.

Teksa portalet e kanë bërë fakt të kryer se ai është koment i Nanos, Ylli Dylgjeri, ish-këshilltar i Nanos, publikon një status me ironi brenda, si zakonisht.

“Po ku ishe ti o Zot? (Se kënduam let it be)

Me një status replikë në italisht të z. Fatos Nano me publicistin

Artur Zheji thuhet se ka ngacmuar këngëtarin Sherif Merdani për të përshendetur dialogun tyre me këngen e dhimbshme :

Po ku ishe ti o Zot?

Me poshte po ju botoj dialogun:

Postimi i plotë i Fatos Nanos

“Shkëlqyer Artur! E ke tejkaluar edhe si piktor, ai nuk do të ishte i zoti, të bënte një autoportret më të mirë, se ky që ke vizatuar ti!

Me përjashtim, të asaj që lidhet me ish-miqtë: Unë, (si ish mik) nuk e kam frikë (Ramën)!

Ndoshta ai, është i paaftë të bëjë një autoportet, por është shumë i zoti, për tu vetëshkatrruar! Dhe kjo është arsyeja sepse unë po e le të qetë… për tu vetëshkatruar nga vetvetja!

Sepse kësaj, ai ja del mrekullisht!

Askush nuk do tënd të mendonte,

që ai, do ta bënte (vetëshkatrrimin e tij),

kaq shpejt!”,” shkruan Dylgjeri.

happy wheels game