05/21/2018

NDODH EDHE KJO: katër mjekë në Gjakovë e operojnë këmbën e gabuar të pacientes!

operacion

Katër mjekëve të spitalit të Gjakovës u janë revokuar licencat për gjashtë dhe tre muaj, pasi ata gjatë një intervenimi në këtë spital në vend të këmbës së majtë, e kishin operuar këmbën e djathtë të pacientes 82-vjeçare

Katër mjekëve specialistë të Sspitalit të Gjakovës, Selajdin Boshnjakut (ortoped), Dalip Muhadrit (anesteziolog), Fisnik Vulës (ortoped) dhe Shkëndije Shehut (anesteziologe) u janë revokuar licencat për gjashtë, përkatësisht tre muaj, nga ana e Bordit Etik Profesional të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo, pasi të njëjtit janë shpallur përgjegjës se i kishin operuar këmbën e djathtë një pacienteje nga rrethi i Gjakovës, ndonëse ajo kishte të thyer këmbën e majtë, duke bërë kështu një gabim të natyrës banale.

Një hulumtim që ka bërë gazeta “Zëri” lidhur me rrjedhën e këtij rasti, ka treguar se bazuar në vendimin e Bordit Etik Profesional, drejtori i Spitalit të Gjakovës Ahmet Asllani i ka suspenduar të njëjtit.

 Hulumtimi disajavësh ka treguar se ngjarja ka ndodhur në fund të muajit gusht të vitit 2015, kur gruaja 82-vjeçare S.O., kishte të thyer ijën e majtë derisa tek e njëjta është intervenuar në fillim të shtatorit, në anën e kundërt – në ijën e djathtë.

Kjo konfirmohet në një raport të Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës, të protokolluar më 21 janar 2016, që i është proceduar Bordit Etik Profesional të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në këtë raport, që gazeta e ka siguruar bazuar në kërkesën për qasje në dokumente publike jepen detaje për gabimet profesionale, por edhe teknike dhe administrative e menaxheriale të ndodhura në rastin e pacientes tashmë të ndjerë.zeri

happy wheels game