07/17/2018

NJË FILM SHQIPTAR NË NOMINIMET E "OSCARS"

86987702shok

Më në fund janë publikuar nominimet e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve “Oscars”, e cila do të mbahet më 28 Shkurt 2016.

Duket se kjo ceremoni për shqiptarët do jetë më e rëndësishme se ato të parat dhe kjo për shkakun se për herë të parë, në listën e nominimeve është i përfshirë edhe një film shqiptar.

“Shok” është filmi shqiptar me regji të Jamie Donoughue dhe me pjesëmarrje të shumë aktorëve shqiptarë, i cili është nominuar në kategorinë e “Best Live Action Short Film” (Filmi i aksion më i mirë me metrazh të shkurtër) përkrah filmave “Ave Maria”, “Day One”, “Everything ëill Be Okay” (Alles ëird Gut), “Stutterer”.

“Shok” është një film i bazuar në histori të vërtetë pasi flet për gjenocidin serb të ndodhur në Kosovë në vitet 1998-1999. Ky film tregon historinë e dy djemve, miqësia e të cilëve testohet në betejen për t’i mbijetuar luftës së Kosovës.

happy wheels game