09/19/2018

OSBE: Gazetarët dhe policia duhet të ketë mirëkuptim të ndërsjelltë

1-1

Seminarit njëditor për mediat dhe policinë, respektivisht për një bashkëpunim, mirëkuptim dhe tolerancë dhe rritjes së besimit të ndërsjelltë, zhvilloi punimet dje në Ohër, në organizim të OSBE-së dhe SPB-së në Ohër.
Tema boshte e këtij seminari ishte rritja e besimit të ndërsjelltë, mirëkuptimit të dyanshëm dhe bashkëpunimit në kryerjen e detyrave të përcaktuar, duke respektuar edhe kodeksin gazetaresk dhe kodeksin e policisë.
Referues në këtë seminar ishte përfaqsuesi i OSBE-së, Sergej Sidorov, oficer policie nga Rusia, zëdhënësi i SPB-së në Ohër, Stefan Dimoski, kryeshefi i sektorit të SPB-së në Ohër, Sasho Smileski etj, ku të pranishëm ishin gazetarët, pjestarët e strukturave të ndryshme të policisë, përfshirë edhe të krim-teknikës dhe policisë rrugore.
Pasi u prezantuan disa nga pikat dhe dispozitat e kodeksit të gazetarëve dhe kodeksit të policisë, u konstatua se shumë dispozita nga të dy kodekset janë pothuajse identike, si p.sh. rendi publik, lufta kundër korrupcionit, tregëtisë me njerëz, dhunës, zbulimit të krimit, etj dhe se të dy palët janë në shërbim të qytetarëve.
Megjithate u konstatua se policia nuk mundet tu shërbejë qytetarëve pa ndihmën dhe bashkëpunimin me gazetar. Nga analizat e bëra dhe të prezantuara në këtë seminar, ndër të tjera u tha se 30% të qytetarëve mendojnë se policia është transparente, ndërsa 70% janë të mendimit se policia nuk është tërësisht trasparente.
Në kuadër të këtij seminari, u rezlizuan edhe dy punëtori konkrete interaktive; njëra që kishte të bëjë me dhunën në familje, trajtimin që bën policia dhe ate që bëjnë gazetarët, si dhe punëtoria e dytë për rastet e aksidenteve, marrja e informacioneve, fotografimet e xhirimet në vendin e ngjarjes etj, me ç’rast u tha se në raste të këtilla policia është jo rrallë edhe e ashpër dhe pengon punën e gazetarëve, duke mos u lënë mundësi të afrohen vendit të ngjarjes.
Lidhur me këtë, nga përfaqsuesit e SPB-së, u tha se kjo në rend të parë ndodhë jo me dëshirën e pjestarëve të policisë, por për shkak të urdhëresave që vijnë nga Prokuroria e cila përcakton veprimet dhe të gjitha elementet për zbardhjen e rastit, kështu që pjestarët e policisë janë të detyruar të zbatojnë urdhërat nga lartë. Gazetarët megjithate nuk ishin dakord me këto vlerësime, duke konsideruar se në raste të tilla ata janë të penguar të kryejnë punën e tyre, raportimin nga vendi i ngjarjes, pa xhirime, ose me xhirime nga një largësi e madhe, pa foto dhe pa informacione bazë rreth identitetit të personave të përfshirë në aksident, shkaqeve të aksidentit etj, ndaj u kërkua një mirëkuptim më i madh nga të dy palët.

happy wheels game