02/21/2018

Përdor pasaportën si letër tualeti

leter

 

Një grua nuk është lejuar të hyjë në Tajlandë pasi kishte përdorur faqet e pasaportës së saj si letër tualeti.

Turistja britanike u kthye mbrapsht nga policët e kufirit, pasi gjetën disa faqe që mungonin, që ajo thotë se i ka përdorur kur ka qënë e dehur. Faye Wilson u kthye mbprasht në Britani kur policët gjetën se mungnin faqe nga pasaporta, dhe ajo u përpoqë të justifikonte se si “i kishte humbur”.

“Ishim duke shkuar nga një lokal në tjetrën dhe më duhet të shkoja në tualet, po nuk kishte letër. Mund të mungojnë dy ose tre faqe. Isha pka e dehur dhe kështu që nuk mendova për pasojat”, ka thënë ajo.

Wilson tashmë është kthyer në shtëpinë e saj në Lake District, dhe kishte planifikuar të kalonte një muaj në Tajlandë para se të niste një punë 1-vjeçare në Australi.

happy wheels game