06/23/2018

Përmbytje në SHBA, të paktën 4 viktima nga moti i keq

flooding

Përmbytje të mëdha dhe vonesa në udhëtime kanë shoqëruar fundjavën e festave në zonën jugore dhe qendrore të Shteteve të Bashkuara, që nga Teksasi e deri në Kentaki, ku si pasojë e motit të keq janë regjistruar edhe 4 viktima.

Në të njëjtën kohë, një stuhi akulli me shtrirje nga New Mexico e deri në Teksasin perëndimor, Oklahoma e Kansas Siti, ka lënë pa energji elektrike me mijëra banorë të shtunën në mëngjes. E gjithë kjo pritet të çojë në vonesa në aeroporte në pjesën qendrore dhe veriore të Shteteve të Bashkuara.

Reshje rekord shirash dhe përmbytje janë shënuar edhe në rajonin Dallas Fort Uorth, gjatë ditës së Falenderimeve. Përmbytjet çuan në vdekjen e 4 shoferëve në zonë, mes të cilëve edhe një grua, që rezultonte e zhdukur që nga e enjtja, dhe që është prezumuar tashmë e vdekur.

Paralajmërime për përmbytje janë dhënë në Teksasin verior, Oklahoma e Kansas, dhe pjesë të Arkansasit në Mizuri. Meteorologët fajësojnë pjesërisht për motin e keq pasojat e stuhisë tropikale “Sandra”, pëtej brigjeve perëndimore të Meksikës.

Në disa konte të Oklahomës janë në fuqi paralajmërimet për stuhi akulli. Më shumë shi pritet në vijim në Teksasin  verior, që është veçanërisht vulnerabël ndaj përmbytjeve pas një sezoni të thatë. Kjo ka rritur shqetësimet për sigurinë e personave, që kthehen në shtëpi pas ditës së Falenderimeve, në një prej sezoneve më intensive të udhëtimeve.

happy wheels game