10/23/2017

Pritet protestë ende më masive në Tetovë

12391039_901499249940551_1098182361751657243_n-480x347

Pas protestës së djeshme kundër ajrit të ndotur në Tetovë, ashtu edhe siç është paralajmëruar, nën organizmin e “Eco Guerillas”, sot do të mbahet protestë kundër ndotjes së ajrit në sheshin Iliria të Tetovës me fillim prej orës 13:00, ku sipas paralajmërimeve pritet që të jetë edhe më masive se ajo e djeshmja. Kërkesat e protestuesve janë që fillimisht të mbyllet fabrika e Jugohromit, që vlerësohet si një ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Tetovë.

Sipas informative që ka siguruar Portalb, në protestën e sotme, pritet të merren vendime rigoroze, me të cilat pushtetit do t’i jepet ultimatum, në të kundërtën, do të bllokohen institucionet dhe kjo e fundit do të zgjasë deri në zgjidhjen e çështjes.

Dje, me një letër të hapur, organizatorët e protestës kanë bërë thirrje që protesta të jetë paqësore dhe dinjitoze.

Protesta në fjalë është përkrahur gjithashtu edhe nga partitë opozitare shqiptare, LR-PDSH, RDK, BESA dhe shoqata të ndryshme joqeveritare.

happy wheels game