01/19/2018

Profili prej “të forti” i të riut që vrau bashkëmoshatarin për një vajzë

auto_mucllari-41473887960

Qyteti i Progradecit, u trondit jo pak nga vrasja e një 18-vjeçari pas një konflikti të gjatë për shkak të një vajze. Fabian Muçllari, i akuzuar si autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, Fabio Hila, duket se i pëlqente të kishte një jetë prej “të forti”.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka postuar foto me armë dhe thika. Gjithashtu në faqen e tij në rrjetin social ka shfaqur dhe simptani për një nga miqtë e këngëtarit Stresi, që humbi jetën në aksident rrugor.

Foto të ngjashme ai mësohet se ka pasur edhe në “Instagram”, por pas ngjarjes llogaria e tij rezulton e mbyllur. Muçlari banonte në fshatin Vërdovë, në afërsi të Pogradecit.

Si profesion të tij, 18-vjeçari ka shkruar se është “luftëtar rruge”, raporton Panorama.

Gjithashtu për të dhënat e tij personale tregon se është nga Tropoja dhe që jeton në Pogradec.

Një nga shprehjet e tij të preferuara që e ka vendosur në profil është: “Çdo gjë që është e imja nuk preket”.

Gjatë dëshmisë së dhënë në Polici, Muçllari ka pranuar se është autor i vrasjes së Fabio Hilës duke mos shprehur aspak pendesë për veprimin që do t’i kushtojë shumë vite burg.

Muçlari, i cili në muajin dhjetor mbushte 18 vjeç, ka pranuar se krimin e bëri pas ngacmimeve që viktima i kishte bërë shoqes së tij.

Ndërsa viktima, Fabio Hila, vetëm 2 javë më vonë do të festonte 18-vjetorin e lindjes. Ai ishte djalë i vetëm i familjes së tij, e cila banon në qytetin e Pogradecit. Hila ndiqte gjimnazin në një shkollë private në Pogradec. Ai mësohet se ka lidhje familjare me deputetin e Partisë Socialiste, Ilir Xhakolli, (nipi i gruas). Më herët, nuk ka të dhëna që viktima të jetë përfshirë në konflikte të rënda, derisa debati për motive të dobëta në “Facebook” i mori jetën atij.

happy wheels game