12/18/2017

Prolongohet seanca e Këshillit të Prokurorëve në të cilën do të diskutohej për punën e Janevës

70E6994A-553D-41BC-BFFC-99E8D5667D0C_w640_r1_s-480x270

Seanca e Këshillit të Prokurorëve në të cilën pas dyerve të mbyllura do të duhej të diskutohej për punën e prokurores speciale, Katica Janeva nuk do të mbahet, transmeton Portalb.

Seanca do të mbahet më 27 janar, ndërkaq sipas burimeve të TV Telma, arsyeja e shtyrjes është, se kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, ka qenë i sëmurë.

Në këtë seancë do të duhej të diskutohet për dorëzimin e materialeve të përgjuara, të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev si dhe për të njëjtën pse nuk është bërë proces verbali. Në këtë seancë do të duhej të kërkohej përgjigje për këtë ngjarje dhe detaje rreth planit vjetor të punës së Prokurorisë Speciale./Portalb

happy wheels game