09/19/2018

Protestat e auto shkollave: Ministria e Brendshme pranon kërkesat, pritet vendimi Qeverisë

231683

Për të katërtën ditë më radhë punonjësit e auto shkollave përmes protestave para qeverisë kërkojnë shfuqizimin e nenit të ligjit, që parasheh vendosjen e kamerave nëpër veturat e auto shkollave gjatë trajnimit të kandidatëve. Përfaqësuesit e auto shkollave paralajmërojnë radikalizim të protestave gjatë ditës së nesërme në rast se nuk merret parasysh kërkesa e tyre për shfuqizimin e nenit në fjalë.

“Ne e kemi të pamundshme të punojmë, dhe duan apo nuk duan ne do të jemi këtu, sepse sipas atij nenit të ligjit, i kemi duart e lidhura, nuk mund të funksionojmë. Propozimi jonë është në mbikëqyrje, ka qenë në seancën e qeverisë dhe i njëjti duhet të nënshkruhet dhe të paraqitet në Kuvend”, u shpreh Jonço Apostolovski, kryetar i Lidhjes së auto-shkollave.

“Vërtet jemi në vështirësi me ndërrimin e nenit të ligjit, i cili nuk na jep mundësi që në mënyrë të rregullt dhe efikase që t’i aftësojmë kandidatët në bazë të këtyre kushteve, sepse kamera do jetë afër kandidatit dhe instruktorit 30 cm, ai si fillestar do të ketë vështirësi, mendojmë se kjo është pengesë”, tha Ali Alili, autoshkolla “ Zebra”.

happy wheels game