08/19/2018

Protestë para Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore e rinisë shqiptare të qytetit të Strugës

a2
  • Strugë, 21 dhjetor
    Lidhur me rastet e kohëve të fundit të humbjes së jetës së disa të rinjve strugan, sot para Gjykatës
    dhe Prokurorisë Themelore në Strugë, është zhvilluar një protest e rinisë shqiptare të Strugës.
    Në këtë protest të rinisë, u lexua letra e rinisë, drejtuar qytetarëve dhe mbarë opinionit ku thuhet:
    “Në këto çaste çmendurie, kur fati dhe jeta e qytetarëve shqiptar dhe jo vetem shqiptare të
    Strugës me rrethinë, kanë mbetur në dorë të kriminelëve ordiner, zeri juaj dhe i Rinisë Shqiptare-
    shpresojmë të arrijë gjer në veshët e shurdhër të qeveritarëve të korruptuar të cilët haptazi
    bashkëpunojnë dhe ipërdorin sipas hesapeve të tyre njerzit e inkriminuar në të gjitha fushat
    ekzistuese të krimit të nëntokës dhe të mbitokës; shpresojmë që ky zë do të përcjellë porosinë
    tonë paqësore në zyrat komode të bandave politike ku hanë në të njëjtin grazhd edhe një kastë
    shqipfolësish që s’njohën kurrë fe e Atdhe…
    Vrasjet e shqiptarëve me dorën e shqiptarëve ne rininë shqiptare as nuk na befason e as nuk na
    lëkund nga këto vatra shekullore të tëb parëve tanë…Përkundrazi, ato na përkujtojnë edhe kur ne
    duam të harrojmë se kjo tokë është e robëruar dhe se këtu ka aq “liri” sat i mjaftojë grupeve
    kriminale te vrasin dhe të ndezin vëllavrasjet, armë kjo e përdorur mjeshtërisht edhe nga
    paraardhësit e pushtuesve të kësaj toke iliro-shqiptare…
    Ne i themi “MJAFT” kësaj fushate të çmendur kriminale, ne i themi “MJAFT” këtij krimi
    shtetëror mbi moshatarët tanë dhe mbi popullin tonë. Mjaft, se durimi e ka një fund dhe ky fund
    do të fundosë përgjithmonë shpresat e arniqëve të kësaj toke që po tentojnë të na vrasin me dorën
    tonë. Poshtë synimet aventuriere të armiqëve të popullit shqiptar, poshte tradhëtarët e këtij trualli
    që po ndërtojnë kariera politike mbi gjakun e moshatarëve tanë. Rroftë Rinia Shqiptare, Rroftë
    shpresa e kësaj toke të pavdekshme që mbijetoi mijëra shekuj dhe do qëndrojë e patundshme
    edhe përballë kësaj fushate të ëndërrueshme të fundit të kësdaj ere të përgjakur!
    Kjo letër do ti dërgohet në emrin tonë të gjitha ambasadave të huaja në qytetin e Shkupit, për ti
    njoftuar dhe për t’i paralajmëruar se pa përfillur vullnetin e popullit autokton shqiptar, ky shtet
    artificial ne vend të paqes dhe mirëqenies së qytetarëve të tij, do të prodhojë vazhdimisht banda
    dhe pasiguri të modelit millosheviqian. Nga Rinia Shqiptare e qytetit të Strugës, 21.XII.2015,
    Strugë”.
    Në këtë protest, u lexua edhe një letër e një studenteje të letërsisë në Tetovë, në të cilën shkruan:
    “base nuk ishe keq tin ë brendësi, por hija që të kishte mbuluar vërtetë ishte e tmerrshme. Nuk e
    dij e dashura Strugë dhe as nuk më intereson se sat ë rinjë ke përcjellur, se sa nëna kë djegur se
    sa herë je larë në gjak, nuk e dij!!! Më duhet një përgjigje nga ty…po më duhet vërtetë…Më
    duhet ta di se kur do të heqësh atë vello të zezë, kur do t’ju thuash gjakderdhjeve të ndalojnë, ti
    pastrosh fëlliqësirat që të prishin imazhin, t’u japësh një përgjigje armëve, t’ju thuash: Unë nuk
  • kam djem që bëjnë hiç, por as hiça që bëjnë djem…! Strugë, ti merresh shembull në çdo qytet
    tjetër për bukurinën që ke, tek ti për së pari herë Dielli lëshon rrezet dhe tek ti për së pari herë
    Hëna shëndëritë aq bukur. Strugë, qyteti im i bukur merri forcat dhe drejtoju të gjithë atyre që
    duan të të shkatërrojnë, thuaju se: Unë nuk shitempër karrige, unë nuk lind trima që të vriten nga
    kriminelët, mbi dheun tim nuk mbaj shkatërrues që mëulin moralin poshtë…Strugë, jepu
    njëpërgjigje armiqëve që të përkulin, thuaju se nuk e kanë vendin tek ty, lulëzo edhe një herë
    qytet i Qiellit më të bukur që ekziston”.
    Të rinjëve të tubuar para Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore, iu janë bashkangjitur edhe shumë
    qytetar në mbështetje të mesazhit të paqës dhe mirëqenies, e ndër ta edhe kryetari i komunës së
    Strugës, Ziadin Sela, i cili iu drejtua menjë fjalë rasti ku ndër tjera tjeksoi: “E nderuar Rini, iu
    bashkangjita kësaj proteste për ta ndaluar krimin, sepse Struga u përket atyre që do ta trashigojnë
    e ata jeni Ju. Protesta është simbolike dhe jo rastësisht protestojmë para këtij institucioni,
    institucion që presupozohet që ta ndalojë krimin e nga ana tjetër bashkëjeton mekrimin.
    Bashkëjeton me krimin duke i lënë kriminelët të lirë të enden rrugëve, kriminel që godasin mbi
    rininë shqiptare. Kjo protest tu jape një apel te ky institucion, ndërsa institucioni që është pak më
    tej bashkëjeton me krimin për interesa të ngushta personale. Bashkëjetojnë me krimin që Strugën
    ta bëjnë qytet jo të sigurtë, ku rinia të jetë e pasigurtë. Ne duhet ti përgjigjemi kësaj të keqe duke
    ua këthyer shpinën të keqes dhe njerzve të këqinj që nuk ia duan të mirën Rinisë dhe Strugës. Ne
    do të shkojmë rrugës që do ta ndërtojë ardhmërinë e jo rrugës që do ta vrasë ardhmërinë”-
    përfundoi Ziadin Sela.
    Në fund të protestës, artisti Pajazit Murtishi deklamoi vargjet e poemës “Maskarenjtë” të Ali
    Asllanit dhe më pas Rinia u shpërnda në mënyrë të qetë dhe nuk u shkaktua asnjë incident.
    a
    a1
    a2
    a3
happy wheels game