09/19/2018

Rastēsia mbreti i botës.

14690840_10210993842467107_3290581080726118810_n

Rastësite egzistojnë për të vetmen arsye se ne besojmë në to. Dhe pikërisht se pse besojmë, ato ekzistojnë dhe na ndodhin. Ndërsa gjërat e paplanifikuara apo spontane gjithmonë janë më të bukura… Casti kur shikimet tuaja takohen…dhe kur
kuptoni se ai shikim reflekton mirësi, dashuri dhe rrespekt ndaj jush…në fytyrë, do të keni buzëqeshjen më sharmante dhe më të sinqertë dhe bota juaj do të jetë e ngjyrosur me ngjyrat më të bukura. Pikërisht arritja e të pamundshmës shumëzon me zero të gjitha deformitetet e shoqërisë, të gjitha mangësite materiale, gabimet, idiotizmat dhe budallakitë njerëzore. Do të kuptoni se sa të bukura dhe sa te nevojshme janë gjërat e thjeshta për ju. Në ato momente të papritura, do ta harroni të kaluarën, nuk do të mendoni për të ardhmen…shkurt thënë e jetoni atë moment sikur të ishte i fundit i jetë  tuaj.

Bashkim Reci

happy wheels game