04/23/2018

Rusia, rrezikues i Atdheut tonë Shqipëtar!

untitled

Rusia, rrezikues i Atdheut tonë Shqipëtar!

 

 

Vlen të theksohet  që  Rusia, filloi  ngritjen  si shtet, që në  kohën e Carit Pjetrit të Madh. Pretendimet  hegjemoniste-okupuese në  drejtim të Europës ( Polonisw, Baltikut etj),[1] ishin  që nga viti 1715, kur i proklamon  Car Pjetri i madh,  që   asipronte  marrjen  e  Konstantinopojës-Stambollin duke e  siguru  paraprakisht edhe territoret  që  shtriheshin  në  tërë gadishullin Ilirik-Ballkanin, po ashtu edhe  aspironte  edhe drejtimet tjera nga  Europa qendrore( Poloninë etj)!  Edhe pse  ushtri  ruse  asnjëherë nuk ishin  sulmuese ndaj  territoreve  Shqipëtare, pos në  disa raste  që ishin të  inkuadruara  si pjesë të  ushtrive  të  sllavëve të  Ballkanit. Rusia që nga ky Car,  filloi  ekspansionin, i cili  më pas  kaloi  edhe  si  ekspansion kolonizues  ndaj  fqinjëve. Të  qartësohet, rusët  kundër  perandorisë Osmane  kishin  zhvillu edhe  disa  luftra  të mëhershme sesa  vitet 1715, mirëpo  me  rastin e Car Pjetrit të  Madh, rusët  filluan   luftrat për  kolonizim!

Rusina  në  vazhdimsi,  bëri  luftë kundër Turqisë-Otomanve[2], në krahasim  me  pretendimet  territoriale për  zgjerim kolonialist të  saj në  drejtime tjera  po ashtu ishin  prezente por jo  kaq,  sa në  drejtim të  Ballkanit![3]

Luftimet që shënojnë  pushtim  territoresh  janë   luftrat  e vitit 1735-1739[4], kur  ushtritë  ruse  mposhtin  ato Otomane, ku edhe  në  anën  e  Rusisë  dhe   të Otomanve ishin rreshtu  edhe  Monarkitë  Europiane Franca dhe Austria![5]

Lufta tjetër  ruso-turke,  e viteve  1768-1774, sërish  luftimet  zhvilloheshin për rreth  Detit të Zi, ku  sërish   arrihet  mposhtja  e  ushtrive  otomane.

Derisa  Perandoria Osmane  zhvillonte  luftë me  Austrinë, në  vitin  1787,  Rusia  shfrytëzon  rastin dhe   i shpall  luftë  Osmanve, me qëllim  të   pushtimit  edhe  më tej  të territoreve  të  okupuara nga  Osmanët! Perandoria  Osmane  u  detyru  të  nënshkruante  armëpushim  në  Jashi më  9 janar 1792, ku Rusia  fitonte  territoret  që kishte pushtu  më 1783 ( si  Krimen,  Odesën, Oçakov dhe  Dnjestrinë)![6]

Lufta  ruso-turke  e vitit 1806-1812,  filloi me  nismën  e  Perandorisë Osmane, e cila  mendonte që  nga  pësimi i trupave  ruse në  Austerlic nga  Napoleon  Bonaparta, ishin kushte të  volitshme  që  t’i rikthente  humbjet që kishte  pësu nga  Rusia. Rusia  përfitoi  Besarabinë  lindore dhe  Transkaukazin  në  disa pika, gjë  që  u  bë  një  fuqi  danubiane.[7]

Lufta  ruso-turke 1828-1829,  ishte  si shkak   i  kryengritjes  greke për  pavarsi.[8]Lufta e tillë rezultoi me  avansimin  e forcave  ruse  deri në  Dobruxhe, përmes  Vllahisë dhe  Moldavisë, ku  në  Bullgari rusët  mban të rrethuar  tre  kështjellat Shumla, Varna dhe Silistria, ku  nga  ndihma  e flotës detare të  detit të zi,  Varna u mposht. Derisa nëpër  Kaukaz ekspeditat tjera  të ushtrive  ruse   avansuan  deri në   Erzurum.[9]

Lufta  ruso-turke 1853-1856, e njohur edhe  si “lufta e Krimesë” ku Rusia  humbi   aleaten e saj  Francën, ndërsa  si  aleat të Perandorisë  Osmane  ishin Mbretria e Bashkuar-Britania, Sardenja.[10] Francezët kërkonin të  drejtat  e  katolikëve  nën  Osman, derisa  Rusia  promovonte  Kishën  ortodokse.[11] Fuqit  Europiane nuk  donin ta  lejonin  daljen  e Rusisë  në  Mesdhe, gjë  që ia  arritën, por  që  Rusia edhe  në  këtë  rast përfitoi disa  territore  që i humbi  gjatë  kësaj  lufte![12]

Lufta  ruso-turke  e vitit  1877-1878, u zhvillua  në  mes  koalicionit Ortodoks lindor të kryesuar  nga Rusia, të përbërë  nga  Bullgaria, Rumania[13], Serbia[14] dhe Mali i zi[15], kundër  perandorisë Osmane.[16] Luftimet  u zhvilluan  në  Ballkan  dhe  në  Kaukaz. Rusia  shpresonte  të  mbulonte   shpresat  e humbura-thyera nga   lufta  e Krimes( që nuk ishte  aq  e  kënaqur, sepse  kishte  shpresu ta  merrte Stambollin!). Nga  kjo  luftë  shtetet   ballkanike   përfituan  autonomi deri pavarsi, si  Bullgaria.[17] Si rezultat  e kësaj  lufte,  Rusia  gati sa nuk e  futi në dorë  Stambollin, e që  Fuqitë  e Mëdha  Europiane  thirrën  Kongresin  e Berlinit![18]  Ku nga  ky  kongres  rezultuan  pavarsit  e shteteve  të  ballkanit ( sllavo-ortodoksve), gjymtimin total-barbar të trojeve  tona, duke i identifiku  Shqipëtarët  si  turq dhe  Atdheun tonë, si  nocion  gjeografik( dmth  nuk  ekzistonin  Shqipëtarë!).[19]

Rusia  kishte  ndikim edhe  në  Luftën e I  Ballkanike që  u  zhvillu në njërën  anë  koalicioni  i sllavëve të  Ballkanit  kundër  Perandorisë Osmane, pos  influencës në Ballkan, gjë  më të  madhe  nuk përfitoi![20]

Në  Luftën  e I Botërore, ku  pjesë e  saj  aktive  ishte  edhe Rusia, e cila  sulmoi mbretërinë  Austro-Hungareze, në  mbrojtje të  Serbisë.[21] Rusia nga  kjo  luftë  doli përfituese edhe territorialisht,  duke  përfshi nën thundrën  e vetë edhe   shtetet si: Bjellorusinë( 1922), Ukraina( 1922), Uzbekistani dhe Turkmenistani më 1926, Taxhikistani  1929, ndërsa Armenia, Azerbejxhani, Gjeorgjia, Kazakistani  dhe Kirgistani më 1936.[22] Përfitimet  e  tilla shumica  i erdhën pas  Luftës së I Botërore, duke përfitu  nga  bolshevizmi si  parim  kinse universal, mbi të  cilën  arrinte të  përfitonte Rusia ( mbi  këso  parime kanë  përfitu edhe  Perandoria  Osmani përmes  islamit; Greqia[23], Serbia, Rumania, Mali i zi etj  përmes fesë  ortodokse etj)!

Në  Luftën  e II Botërore, po ashtu  sërish  ishte   aktive  në  luftë  Rusia, e cila  si edhe  shumëherë  më parë( edhe nga  Napoleon Bonaparti, edhe  nga Gjermania më  1914, sërish edhe  në këtë  luftë) u mposht rëndë ushtarakisht, mirëpo ishin   Franca, Britania dhe  SHBA-të  që  e  shpëtuan këtë  “Ariun polar”![24] Edhe  nga kjo  luftë,  Bashkimi  Sovjetik  përfitoi  në  zgjerimin  e  territorit të tij, e  po ashtu  edhe  më shumë  shtroi influencën  e saj- dmth  u bë  superfuqi  botërore! Shtetet  që i gllabëroi ishin: Finlanda më  1940, Estonia, Letonia, Lituania dhe Moldavia më  1940. Ndërsa influenca e  këtij shteti ishte  e shtrirë  në   shumë  vende tjera,  madje  edhe  në  Ballkan, si në   Hungari, Rumania, Bullgaria, Jugosllavia, Shqipëria etj!

Të  theksohet  që  Rusia, në   luftrat  e viteve 1768-1774, 1787-1792, 1806-1812, 1828–1829, 1853–1856,1877–1878,1914–1918 si dhe në  lutën e  II botërore 1940-1945,  në  secilën  nga këto  raste   kishte   përfitu, ca herë më shumë  e ca më  pak, por  nuk mbeste   pa  fituar ndonjë  gjë!

Në tërë historinë  është i njejti  fat, kur shtetet  ndërtohen  mbi baza-parime  jo të  qëndrueshme, siç ishte  edhe  rasti i Rusisë, por edhe i Perandorisë Osmane, Arabe, Bizantine etj, që  thirreshin mbi parime  mbi nacionale, derisa nacionalizmi ishte  bë doktrina substanciale  e njerzimit veçmas në  shekullin XIX, por edhe  më  herët ishin  determinues  si gjuha, kultura, feja, etnia( e që  në  rastet  që nuk ishin të  njejta  këto, nuk   bënin të  besohej  në  qëndrueshmëri të  asaj   ngrehine shtetrore)!

Edhe  Bashkimi Sovjetik, shumë  shpejt, as 100 vite  nuk iu nevoitën, që  të  demaskohet fytyra e  vërtetë, që  nuk ishin   teoria  e socializmit,  por ishte   hegjemonia  pansllaviste  ruse  që   përhapej  nën velon  e  socializmit! Kjo krijesë  artificiale, shoveniste, kolonizuese, gjenocidale për  njerëzimin, jo vetëm  për  shtetet nën   okupim( a bashkim) të saj, por  edhe  në  mbarë  botën, shkaktoi   qindra miliona  vdekje  njerëzish. Sado  që  do  mund të  kundërshtoj ndokush, duke  thënë, që kanë  përkrahur Luftra Çlirimtare nëpër  vende  të  ndryshme të  botës,  në të  gjitha  këto  raste,  thjeshtë  Bashkimi Sovjetik përkrahte  vetëm  fraksionet  majtiste, ku përmes tyre pretendonte  të  shtrinte  influencën. Ky është  element  shumë  i rëndësishëm, sepse  do  shihet që  edhe  në  ditët  e  sotme  aplikohet  nga  Rusia.

Organizatat  komuniste  të  mbështetura nga  Bashkimi Sovjetik, pas luftës  së  II Botërore, por edhe  më  përpara, e deri me shkatrrimin e  saj, ishin: Celulat e  Luftarve  komunist-CCC( Communist  Combatant Cells) në  Belgjikë, veproi mes viteve 1983-1986;[25]  Partia Komuniste  e Australisë, e  formuar  më  1964[26]; Mot Dag, Norvegji që nga  1921;[27]  Armata e Çlirimit Kombëtar- National Liberation Army( spanjish Ejército de Liberación Nacional- ELN), grup i armatosur në Kolumbi që nga  1964[28]; Grupi 22  tetori, grup terrorist  në Itali, që nga  22 tetor 1969[29]; Unioni i Punëtorve dhe  Intelektualve( Union der Hand- und Kopfarbeiter), të  lidhur  me Partia  Komuniste të  Gjermanisë,  të  formuar  që në  fund të  1925[30]; Aleanca-Lidhja e Njerëzve  Punëtorë të  Jugosllavisë, e  themeluar  që nga   1945; Shërbyesit  e Popullit-Lidhja  komuniste, në Norvegji e  themeluar  më  1998[31]; Organizata  revolucionare  17 Nëntori, në   Greqi, që nga  1975[32]; Brigadat  e Kuqe, të  themeluara  më 1970, në Itali; Fraksioni i Ushtrisë  së Kuqe( Red Army  Faction), i formuar më 1970 në  Gjermani; Vija e Parë, në Itali e  formuar më  1970;Armata  e Kuqe  Japonese( Nihon Sekigun- JRA) e formuar më  1971:  Armata  e Proletarve për  Komunizëm ( Proletari Armati per il Comunismo- PAC) e formuar më  1976  në  itali;  Federata e Rinisë Demokratike të  Indisë ) DYFI, në  Indi e  formuar  më  1980; Organizata e Pionerve José Martí në  Kubë, e formuar  më 1961; Federata e Rinisë Demokratike në Irak e formuar më  1951; Organizata e  Rinisë Demokratike në Afganistan e formuar më 1978;Unioni i Rinisë Socialiste  Polake, i formuar më  1976; Rinia Komuniste Portugeze e formuar më  1979; Unioni i Rinisë Rebele, në  Brazil i formuar nga  Partia Komuniste Revolucionare më  1998; Rinia e Kuqe, Holandë e  formuar  nga viti  1971; Lidhja  e Rinisë Socialiste,  në  Britani e formuar nga  1911; Rinia  Komuniste, në  Itali e formuar më  1991; Lidhja  e Rinisë Komuniste  në  Suedi, e formuar  më 1972;Lidhja e Rinisë Komuniste e  Persisë, e formuar  në  Iran  më 1920; Lidhja  e Rinisë Komuniste  të  Greqisë, e formuar  më 1922[33]; Rinia e Punëtorve  komunist,  në Spanjë, e formuar më  1977; Pararoja e Rinisë së Kuqe, në Rusi, e  formuar më  vitin 2005; Lidhja e Rinisë  Komuniste në  Japoni  e  formuar  më  1960; Lidhja e Rinisë  komuniste  në  Finlandë e formuar më  vitin 2000;  Rinia Komuniste  Marksiste-Leniniste ( Kommunistisk Ungdom Marcister-Leninister) në  Banimark, e formuar më 1969; Partia Komuniste  Greke  e  formuar më  1976;  partia Komuniste në  Danimark, e formuar më 1990; Partia Komuniste  e Bohemisë dhe Moravisë, e  formuar   më 1989 ( Çeki);  Partia Komuniste  e  Territorit të Lirë të  Trieshtës, e formuar  më  1945; Veprimi i Kuq, Kroaci nga  viti 2008; Lidhja  Komuniste  e Kroacisë, e formuar më  1952; Partia Komuniste  e Gjermanisë e formuar, më  1990; Partia Komuniste  e Irlandës e formuar  më  1933; Partia Komuniste  e Finlandës e formuar  mesviteve  1980; Partia Komuniste  Franceze, e formuar  më  1920; Partia komuniste e  Gjeorgjisë, e formuar  më 1992; Partia Komuniste e  Maltës, e formuar më  1969; Partia Komuniste e Republikës së Moldovës, e  formuar  më  1993; Lidhja  Komuniste  e Malit të  Zi, e formuar 1943; Partia Komuniste  në  Serbi e  formuar  më 1910; etj etj  me  qindra e me mijëra të tjera.

Bashkimi  Sovjetik mbështeti, motivoi, madje edhe  ndihmoi  shumë grupe rebele  majtiste luftarake, si: Afganistan ishte  Partia Komuniste e  Afganistanit; Bangladesh ishte  Purba Banglar Sarbahara Party; Butan  ishte Partia Komuniste  e Butanit  ; Bolivi Fronti Popullor Revolucionar; Kinë ishte  Partia  e Komunizmit Maoist; Kolumbi ishte Armata e Çlirimit Kombëtar, Armata e Çlirimit Popullor,  Forcat e Armatosura Revolucionare të  Kolumbise- Armata popullore; Ekuador ishin Partia  komuniste  e Ekuadorit- Dielli i kuq, dhe Grupi i Luftëtarve Popullor; Francë ishte  ETA( Socializëm revolucionar); Indi ishte  Partia Komuniste e Indisë, Armata Guerile  e Çlirimit të Popullit, Partia  komuniste maoiste  e Manipur; Iran ishte  Partia komuniste  e Iranit, Partia demokratike e Iraniano-kurdistanit; Partia e Jetës së Lirë të kurdistanit; Njësitë Mbrojtëse të Kurdistanit Lindorë, Forcat e Mbrojtjes së  Grave, Unioni i  Komunitetit të Kurdistanit; Palestinë ishin Organizata  e Çlirimit të  Palestinës, Fronti i Çlirimit Arab, As-Sai’qa, Fronti Demokratik i Çlirimit të Palestinës, Fatah, Brigadat e Martirve Al-Aqsa, Forca 14, Fornti i Çlirimit të Palestinës, Unioni Demokratik i Palestinës,  Partia popullore e Palestinës,  Brigadat  Abu Ali Mustapha, Fronti Popullor për  Çlirimin e  Palestinës etj; Paraguaj, ishte  Armata  Popullore  e Paraguajit; Peru, ishte Shtegu i Dritës; Filipine  ishte   Partia Komuniste  e Filipineve,   Fronti Demokratik Kombëtar, Partia e  Puntorve  Revolucionar; Siri ishin Batalioni i Lirisë Ndërkombtare, Partia komuniste e Turqisë Marksiste-Leniniste, Partia Komuniste Marksiste-leniniste etj; Turqi ishin Partia  e Puntorve  Komunist të  Turqisë, Partia Komuniste  e Kurdistanit, Partia Komuniste  Revolucionare  e Turqisë, etj; Ukrain, ishte  Borotba; SHBA, ishte  Familja  e  Guerilës së Zezë dhe  Milicia Komuniste  e SHBA-së etj etj.[34] Nga  shkaku i këtyre mbështetjeve për sisteme   qeverisje  totalitare, të  cilën  edhe  vetë  Rusia  më   1991 e  abrogoi-e hoqi plotësisht,  u vranë  me   qindra  miliona  njerëz.

 

Mirëpo për  fat  të  mirë, kjo  krijesë  monstruoze, më në   fund  u shkatërru. Shkatërrimi i saj  dihej  tashmë. Me rënijen  e  Murit të  Berlinit, kur Rusia  kishte pushtu tashmë  territore edhe të shteteve  satelite të saj, si  Hungari, Çekosllovaki, Gjermaninë  Lindore etj etj, ra tërë  ngrehina  falso Socialiste. Me rastin e  Revulucionit të  1989, që  filloi  në  mars 1989 në Poloni, vazhdoi në Hungari më 23 tetor 1989, pastaj  në  Gjermanin  Lindore  me rastin e rënijes së Murit të Berlinit më  9 nëntor 1989, Bulgaria më 1990, Çekosllovakia më  1990,  si dhe  Rumania më 1989[35]. Edhe të  gjitha  sistemet  komuniste  në  shtete tjera u lëkundën së paku, e në të  shumtën  u ndërruan, duke  kalu në  sistemin   demokratik( të etiketuar nga  socializmi si sistem kapitalist)- ishte  një shembje  totale. Regjimet  ranë  në  Poloni, Hungari, Gjermaninë  Lindore, Çekosllovaki ( e cila u nda në  1993), Bullgari,  Shqipëri, dhunshëm u mor  pushteti  në  Rumani nga  jokomunistët, Bashkimi Sovjetik u shpërbë, Jugosllavia  u shpërbë duke  fillu  luftrat  në të, Afganistani u  çliru prej  okupimit  Sovjetik, ra komunizmi në   Afganistan,  Angola, Benin, Kongo, Etiopi, Mongoli, Mozambik, Somali dhe Jemen, mbaroi okupimi  vietnamez në  Kamboxhia, u bashku Jemeni, ndërsa Kina, India dhe  Vietnami bën  liberalizim  ekonomie.[36]

Me këtë   revolucion të  1989 mbaroi edhe  Lufta  e Ftohtë,  sinonim i  luftës  mes  Perëndimit ( NATO-s) kundër paktit  Varshava( Bashkimit Sovjetik), me këtë  rast  Bashkimi Sovjetik humbi  statusin e Superfuqisë ( duke  u shpërbë  pakti i Varshavës)!

Bashkimi Sovjetik, krijes  e  hegjemonisë  ruse, u shpërbë, me këtë  kronologji kohore: Lituania më  11 mars 1990, Estonia më 30 mars 1990, Letonia më 4 maj 1990, Estonia më 20 gusht 1991,  Abkazia më 25 gusht 1990, Transnistria më 2 shtator 1990, Gjeorgjia më 9 prill 1991, Gaugazia më 19 gusht 1991, Ukraina  më 24 gusht 1991, Bjelorusia më 25 gusht 1991,  Moladavia më 27 gusht 1991, Kirgizia më 31 gusht 1991, Uzbekistani më 1 shtator 1991,  Republika  e Nagorno-Karabakh më 2 shtator 1991, Taxhikistani më 9 shtator 1991, Armenia më 21 shtator 1991, Azerbejxhani  më 18 tetor 1991, Turkmenistani më 27 tetor 1991, Republika çeçene  e Içkerisë më 1 nëntor 1991, Osetia  jugore  më 28 nëntor 1991, Rusia më  12 dhjetor 1991 dhe  Kazakistani  më 16 dhjetor 1991.[37]

Rusia mbeti një  shtet i kolapsuar totalisht[38], ku shiteshin  femrat  për  prostituta nëpër  Europë, lulëzoi kriminaliteti, nuk kishte  stabilitet  ekonomik, çdo gjë  kishte  rënë  keqas. Rusia  e  viteve   të  90, të shekullit të  shkuar, mbeti sinonim  i çdo gjëje të keqe!

 

 

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

 

 



[1]Peter the Great: The  Struggle for Power, 1671-1725, Paul Bushkovitch, Cambridge University Press, 2001, faqe 334 dhe 351.

[2] Russia’s Balkan  entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 147.

[3]Po aty, faqe 24.

[5] A Military History of Russia: From Ivan the Terrible to the War in Chechnya, David R.Stone, Praeger Security International, Westport, Connecticut-London, 2006, faqe 66. The Seven Year’s War, Mark H. Danley, Patrick J. Speelman, Brill, Leiden-Boston, 2012, faqe 184.

[6] https://www.britannica.com/topic/Russo-Turkish-wars; The Routledge Companion to European History since 1763, Chris Cook, John  Stevenson, Routledge Taylor&Francis Group, 1998, faqe 203.

[7] The Routledge Companion to European History since 1763, Chris Cook, John  Stevenson, Routledge Taylor&Francis Group, 1998, faqe 206.

[8]Po aty, faqe 42  dhe 75.

[9]Po aty,  faqe 2.

[10] Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877, Sarah McArthur, mw 2010, University College London, faqe 157.

[11] Russia’s Balkan  entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, afqe 32.

[12]Po aty, faqe 90-115.

[13]  The Christianization of Ancient Russia, a millennium: 988-1988. Yves Hamant, UNESCO, 1992, faqe 269.

[14] Russia’s Balkan  entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 235-248.

[15] Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877, Sarah McArthur, mw 2010, University College London, faqe 60-64.

[16] Russia’s Balkan  entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 32,

[17]Po aty,  1991, faqe 143.

[18]Po aty, faqe 170.

[19] Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877, Sarah McArthur, mw 2010, University College London, faqe 190.

[20] Russia’s Balkan  entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 200-206.

[21]Po aty, faqe 197.  The Cambridge History of Russia. Volume II. Imperial Russia, 1689-1917. Dominic Lieven, Cambridge  University press, 2006, faqe 670.

[23] Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877, Sarah McArthur, mw 2010, University College London, faqe 40.

[24] Resource mobilization for World War II: the U.S.A., U.K., U.S.S.R., and Germany, 1938-1945* Mark Harrison** Department of Economics University of Warwick * Published in the Economic History Review, 41:2 (1988), faqe 171-192.

[25] The Soviet Union and Nonruling Communist Parties, Directorate of Intelligence, CIA Historiacal Review program release as sanitized 1999, faqe 17.

[26]Po aty, faqe 26.

[27]Po aty,  faqe 16.

[28]Po aty, faqe 10.

[29]Po aty, faqe 12.

[30]Po aty, faqe 17.

[31]Po aty,  faqe 16.

[32]Po aty, faqe 16.

[33]Po aty.

[34] The Soviet Union and Nonruling Communist Parties, Directorate of Intelligence, CIA Historiacal Review program release as sanitized 1999; The Organizational Strategies of Communist Parties in East Central Europe, 1945-89, Anna Grzyma≈a-Busse, Department of Government, Harvard University Cambridge, 1997,(Çekosllovaki dhe Hungari).

[35] Causes and Origins of the Collapse of the Former Soviet Union An Honors Research Thesis Presented in Partial Fulfillment of the Requirements for Graduation ―with Honors Research Distinction in Russian Economic Studies‖ in the Undergraduate Colleges of the OhioStateUniversity by Erik Lauritzen The Ohio State University June 2011

happy wheels game