09/21/2017

Sela: Më kërcënuan për jetë, MPB nuk reagoi

sela-2

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela ka folurpas komunikatës së publikuar nga MPB lidhur me ngritjen e aktakuzës kundër tij për keqpërdorim detyre.

Sela në një deklaratë të shkurtër për INA theksoi se nuk ka njohuri për ngritjen e kësaj padie dhe se nuk ka çka të komentojë më tepër, pasi që të informohet më saktësisht. Ai fillimisht e ka cilësuar edhe si një skenarë të orkestruar nga qarqe të caktuara të pushtetit.

“Për të parë se sa tendencioz janë këta zotërinj, unë nuk e di si kanë pasur guximin kaq shpejtë t’i informojnë mediumet, nga ana tjetër nuk i kanë informuar mediumet kur para një jave Ziadin Sela është kërcënuar me jetë, me një letër e cila i ka ardhur në shtëpi, të cilën tani po e them për herë të parë publikisht, dhe askënd nuk e kanë informuar për atë se çfarë është duke ndodhur a e kanë obligim ligjor që ta bëjnë të njëjtën”, tha më tej Sela.

Sela ka thënë se është e qartë që kallëzimet dhe kërcënimet ndaj tij bëhen me qëllim që atij t’ia ndalin hapin,por ka shtuar se nuk mund ta bëjnë pjesë të treshes e cila i ka uzurpuar institucionet dhe i kriminalizon ato për ditë.

happy wheels game