09/19/2018

Shaqiri i çon porosi Zaevit: Shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë terroristë

hysni-shaqiri-640x360

Shaqiri përgenjështron Zaevin, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë terroristë.

Ish nën kryetari i Parlamentit Hysni Shaqiri ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratës së Liderit së Opozitës maqedonase Zoran Zaev i cili grupin kosovar në ‘Lagjen e Trimave’ e ka quajtur si grup terrorist i cili ka lidhje me organizatën islamike ISIS në Irak dhe Siri.

Shaqiri për Zhurnal.mk, konsideron se shqiptarët asnjëherë nuk kanë marrë aksione terroriste. Ai dha dëshmi konkrete se edhe gjatë luftës së vitit 2001 shqiptarët nuk vranë civil të pafajshëm, por luftuan kundër forcave të armatosura maqedonase. Shaqiri konsideron se deklarata e fundit e liderit Zoran Zaev është e turpshme dhe nuk duhet të tolerohet.

“Shqiptarët asnjëherë nuk kanë bërë veprime tertoriste, madje me përgjegjësinë më të madhe po e them së ne si shqiptar nuk e ushqejmë terrorizmin. Edhe në luftën e vitit 2001 UÇK-ja asnjëherë nuk morri veprime të pakontrolluara ndaj civilëve, por lidhshmëria me organizatën terroriste është vetëm një pjesë e propagandës maqedonase”, ka deklaruar Shaqiri duke shtuar se propaganda maqedonase kundër shqiptarëve paraqitet përshkak të heshtjes të lidershipit shqiptar.

“Po e them se liderët maqedonas e shfrytëzuan një zbrazëtir, më konkretisht heshtjen e politikës shqiptare në Maqedoni dhe më gjërë”, ka deklaruar Shaqiri duke theksuar se edhe ish funksionar tjerë të VMRO-së kanë bërë përpjekje përmes rasteve të montuara politike, si ai i rastit ‘Monstra’ që shqiptarët t’i paraqesin si element radikal.

“Rasti ‘Monstra’ është rast më eklatant ku Gordana Jankullovska thoshte se të arrestuarit janë islamist radikal, por tani pas 3 vitesh po del se ata janë viktimë e proçeseve politike dhe janë të pafajshëm”, ka deklaruar ish-nënkryetari i Parlamentit Hysni Shaqiri.

Ndryshe ditë më parë në një intervist në Slloveni, lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka deklaruar se “Ngjarjet e Kumanovës janë poashtu një akt terrorist, të ngjashme me atë që kemi parë në Paris, edhe pse më pak dëme. Në Kumanovë u vranë tetë anëtar të forcave të sigurimit të Republikës dhe 10 terroristë. U arrestuan më shumë se 30 terroristë dhe 40 policë u plagosën. Çfarë ndodhi? Disa nga ata njerëz të cilët kanë lëvizur në qendër të Kumanovës, qyteti i dytë më i madh në Maqedoni, janë njerëz të cilët janë kthyer nga Siria. Njerëzit të cilët luftuan atje, natyrisht, ata që janë kthyer nga Siria kanë kryer sulme terroriste në Paris”.

happy wheels game