06/23/2018

SHBA, hutohet piloti, ul avionin në bazën ushtarake

1468063729dakota

Kujtdo prej nesh mund t’i ketë ndodhur që të ngatërrojë derën ku duhet të hyjë, por është mjaft e rallë, thuasje e pamundur që një pilot të ngatërrojë pistën ku duhet të ulë avionin e tij me pasagjerë.

Për me tëpër, kur bëhet fjalë për ulje të gabuar në një bazë ushtarake. Pikërisht kjo i ka ndodhur një avioni pasagjerësh të kompanisë Delta në SHBA, piloti i të cilit ngatërroi aeroportin rajonal të qytetit Rapid në Dakotën e Jugut me atë të bazës ajrore ushtarake Ellsworth. Në ndihmë të pilotit mund të themi se pistat e dy aeroporteve janë paralele dhe vetëm 10km larg njëra-tjetrës, por sidoqoftë autoritetet amerikane nuk e kanë menduar aspak kështu dhe kanë nisur hetimet për incidentin.

Pak orë pas uljes së gabuar dhe kryerjes së hetimeve paraprake, avioni i pasagjerëve u ngrit sërish në fluturim dhe u ul pak minuta më pas në destinacionin e tij origjinal pa asnjë problem. Mediat amerikane ndërkohë shkruajnë se veç gabimit të pilotit, ajo që shqetëson më shumë autoritetet është fakti se një avion me 130 pasagjerë në bord u ul pa asnjë problem në një bazë ushtarake.

Duket se nga kulla e kontrollit dhe bazës askush nuk ka paralajmëruar pilotin e avionit se po ulej në pistën e gabuar dhe kjo mungesë vigjilencë duket e pafalshme.

happy wheels game