09/19/2018

S`ka marrëveshje , Van Hojte largohet drejt Brukselit

van-hojte

Pas një ore diskutim në klubin e deputetëve, përfaqësuesit e katër partive politike me ndërmjetësimin e Piter Van Hojte, nuk arritën të merren vesh, për çështjen e mediave dhe për pastrimin e listës zgjedhore.

“VMRO-DPMNE pranoi të fillojë bisedimet mbi bazë të propozimeve që ne i paraqitëm më herët në dhjetor dhe ky është një hap i madh përpara, të paktën ka vullnet që të fillojmë me punë”, theksoi Van Hojte.

Ndërkaq, nënkryetari i LSDM-së dhe anëtar i grupit të punës, Damjan Mançevski pohoi se LSDM-ja ka dorëzuar një propozim me të cilin konsideron se shumë lehtë do të zgjidhen çështjet e diskutueshme.

“Pastrimi i listës zgjedhore dhe reforma në media janë, parakusht kryesor për zgjedhje të lira dhe demokratike. Nëse kjo është e papranueshme për VMRO-DMPNE-në, e pjesëmarrësit e tjerë në bisedime, atëherë ata nuk duan që në Maqedoni të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha Mançevski.

Nga ana tjetër, ndërmjetësi evropian Van Hojte shpreson se nëse ka vullnet mund të arrihet përparim serioz në ditët në vijim. Ai të premten do të jetë në Bruksel për konsultime dhe do të kthehet të martën, por ai tha se grupet e punës mund të vazhdojnë konsultimet dhe të provojnë të pajtohen mbi disa prej propozimeve. (TV21.TV)

happy wheels game