05/21/2018

Sot shpërbëhet Parlamenti i Maqedonisë?

57c69b973e494062aed67d0a36519462

Në seancën e sotme Parlamenti i Maqedonisë duhet të shpërbëhet që të mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme më 11 dhjetor. Iniciativën për shpërbërjen e dha LSDM e cila u përkrah edhe nga VMRO, me kusht që të miratohet buxheti për 2017.

Koalicioni qeveritar tani më një kohë bën shtypje për buxhetin e vitit 2017 që të miratohet në Parlament. Opozita propozon që buxhetin ta marrë qeveria e re pas zgjedhjeve, në ndërkohë të ketë financim të përkohshëm.

Përveç miratimit të buxhetit, sot para deputetëve do të jenë edhe ligjet që i kërkon PSP për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe vazhdim të mandatit. Këto propozime radhën e kaluar ishin refuzuar na shumica qeveritare, dhe sërish në Parlament i ktheu deputeti Pavle Trajanov.

Sot është parashikuar të diskutohet edhe për problemin e votuesve të njësisë zgjedhore gjashtë, për të cilën ende nuk është gjetur zgjidhje, kurse Ministria e drejtësisë heshtë për problemin.

happy wheels game