07/26/2017

Struga anashkalohet nga panairet e turizmit

11038793_1003590676317809_5710713622590476475_n

 

Strugë, 27 janar

Në panairin e turizmit “EMITT” në Stamboll të Turqisë, që do të mbahet prej 28-31 janar, Maqedonia do të prezantojë potencialin turistik, ku edhe kësaj here-sipas pohimeve nga sektori për turizëm në  komunën e Strugës,  Struga dhe turizmi strugan është anashkaluar.

Ky panair i turizmit në Stamboll mbahet për të 20 herë dhe është një nga panairet më të vizituara në rajon. Në panairin e vitit të kaluar në Stamboll janë prezantuar 4.500 pjesëmarrës nga rreth 70 vende dhe është vizituar nga 130 mijë vizitorë.

843462

Sipas njoftimit të Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit të RM-së, Maqedonia do të prezantohet edhe edhe në panairin e turizmit „Brussels holiday fair“, në Bruksel të Belgjikës prej 4-8 shkurt. Poashtu, Maqedonia do të prezantohet me ofertën promovuese turistike „Holiday i spa“ që do të mbahet prej 11-13 shkurt në Sofje të Bullgarisë dhe më pas edhe në Panairin e turizmit në Beograd të Serbisë prej 18-21 shkurt. Maqedonia është prezantuar edhe në Panairin e turizmit „Vakantiebeurs“ në Utreht të Holandës, ku poashtu Struga është anashkaluar.

happy wheels game