11/23/2017

Struga bëhet gati për festën e vitit të ri!

1934896_931025243642474_7198042951822240103_n

Struga në këto ditë të fundvitiit është gjallëruar dukshëm kjo edhe për efekt  të ardhjes në masë të mërgimtarëve kryesisht atyre  nga vendet europiane.Qyteti ka marr një pamje festive sepse është rritur volumi I komunikimit dhe kjo gjendje vërehet kudo duke filluar nga komunikacioni ,tregu, shtimi i klientelës në objektet hotelerike apo ato të shërbimit. Një pjesë e mërgimtarëve në vendlindje kanë ardhur duke shfrytëzuar rrugët tokësore ndërsa pjesa tjetër komunikacionin ajror të thonë nga agjensionet turistike që veporojnë në Strugë.Sipas tyre më të shumtët janë mërgimtarët nga Zvicra  që janë dukur në vendlindje por nuk mungojnë edhe ata nga vendet e tjera evropiane si Italia apo Gjermania.Ndërkohë,  kan filluar pregaditjet për festën e nderrimit të vitit ,menaxherët e hoteleve restoranteve diskotekave dhe bareve të ndryshme, janë në pregaditjet e fundit për atë se cfarë do të ofrojnë për natën e vitit të ri.Shumica e objekteve hotelerike në Strugë ,një pjesë të kapaciteteve të tyre tashmë i kanë të rezervuara Interesi për të festuar Vitin e Ri në Strugë sic pohojnë në disa hotele është i madhë,edhe këtë sic thone ata për Vitin e Ri do të kemi mysafirë nga Shqipëria,Kosova,si dhe nga vendet e rajonit konklundojnë menaxherët e hoteleve.Për anën artistike të festës të vitit të ri tashmë janë pronotuar emra të njohur të estradës dhe humorit që në natën e ndërrimit të moteve do të performojnë në Strugë.Sic mirret vesh cmimet dhe këtë vit për të festuar në Strugë nuk do të ndrushojnë nga viti i kaluar,këto cmime varijojnë nga kategoria e hotelit menyja,si dhe nga oferta artistike që ofrojnë objektet turistike në natën e nderrimit të viteve.Për të festuar në Strugën turistike çmimet shkojnë nga 1200  denarë e  deri 12 000 denarë.Gjithashtu edhe kafeteritë dhe baret e Struges organizojnë festa për nderrimin e viteve cmimi për të festuar në to varion nga 500 denarë deri më 1500 denarë për natën e ndërrimit të moteve.(KOHA/Strugalajm.com)

happy wheels game