06/23/2018

Trump replikon me kryeministrin Cameron dhe Sadiq Khan

151216084204-cameron-trump-spit-exlarge-169

Donald Trumpin e kanë bezdisur sa kryeministri britanik David Cameron, ashtu edhe kryebashkiaku i porsazgjedhur i Londrës, Sadiq Khan me reagimin e tyre ndaj deklaratave të tij polemizuese mbi myslimanët.

Së pari, tha miliarderi amerikan, në një intervistë për Piers Morgan, transmetuar nga televizioni ITV, unë nuk jam budalla.

“Dhe jua them këtu, është krejt e kundërta. Së fundmi, sa i takon ndasisë, unë nuk jam person përçarës. Ndryshe nga presidenti aktual i Amerikës, unë jam bashkues”, deklaroi Trump.

I nominuari i supozuar republikan për zgedhjet e nëntorit u përpoq të tregonte se nuk është kundër myslimanëve, por kundër terroristëve.

Me këtë rast, ai i drejtoi ndjekësve të këtij besimi një apel. “Bashkëpunoni me policinë dhe dorëzoni personat e dyshuar”, u tha ai atyre.

Sa për marrëdhëniet me kryeministrin Cameron, ato duket se nuk kanë për të qenë nga më të mirat.

Manjati nuk kurseu nga kritikat as Sadiq Khanin, të cilin e quajti një “injorant”, e në të njëjtën intervistë fshikulloi edhe vetë Bashkimin Europian, të cilin e përshkroi si “të vështirë dhe shumë burokratik”.

happy wheels game