08/19/2018

UNESCO dërgon mision për gjendjen e trashigimisë botërore në Ohër

a

 

Strugë, 30 tetor

UNESCO, në fillim të vitit të ardhshëm do të dërgojë në Ohër një mision këshilldhënës për të ndihmuar Qeverinë e Maqedonisë  që të mënjanojë vërejtjet që janë përfshirë në konkluzat e Komitetit për trashigiminë botërore të UNESCO-së, konkluza që u sollën në seancën e mbajtur në Stamboll të TUrqisë në muajin korrik, ku pos tjerash thuhet se rajoni i Ohrit përballet me rrezikun që të përfshihet në listat e rajoneve të rrezikuara, që interpretohet si hap drejtë humbjes së statusit të rajonit të mbrojtur nga UNESCO. Këtë informacion e ka konfirmuar përfaqsuesi i Zyrës rajonale të UNESCO-së në Venedik, Sinisha Sheshum, gjatë konferencës dy-ditore të mbajtur në Strugë, për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit.

“Jemi në pritje të dokomentacionit të tërësishëm nga shteti, në bazë të të cilit në fillim të vitit të ardhshëm në Maqedoni do të dërgohet një mision i UNESCO-së dhe pas vizitës do të mundemi të prononcohemi për gjendjen e trashigimisë së mbrojtur kulturore dhe natyrore, që ndodhet në rajonin e Ohrit. Ky mision i trupave këshilldhenëse të UNESCO-së, vjen në Maqedoni me kërkesë të Qeverisë”-theksoi Sinisha Sheshum, nga Zyra rajonale e UNESCO në Venedik.

UNESCO ka bërë vërejtje edhe për ndryshimin e Planit urbanistik që është bërë për Malin e Thatë –Galiçicën dhe lidhur me të gjitha këto zhvillime, përfaqsuesi i Drejtorisë për mbrojtjen e trashigimisë kulturore të RM-së, Zoran Pavllov është shprehur: “Sinqerisht, në nuk mundemi të lavdrohemi se i respektojmë rregullativat, sepse urbanizimi dhe zhvillimin ekonomik e bëjnë të veten, por ne jemi këtu për ta mbrojtur për gjeneratat e ardhshme këtë thesar natyror jo vetëm në Ohër por edhe në tërë rajonin, përfshirë edhe Strugën e Debërcën dhe ta paraqesim para opinionit botëror”. a a1 a2 a3

happy wheels game