11/23/2017

Van Hojte: Grupet e punës do t’i vazhdojnë bisedimet

Piter-Van-Hojte-480x267

Pas takimit në bisedimet e djeshme maratonike në Përzhino, deklaratë ka dhënë edhe lehtësuesi belg, Piter Van Hojte, i cili theksoi se bisedimet me grupet punuese do të vazhdojnë për zbatimin e pika tjera të Marrëveshjes së Përzhinos.

Ai gjithashtu ka shtuar se është skeptik sa i përket funksionimit të KSHZ-së dhe se do të duhet që njerëz profesional të ballafaqohen me këtë problem me qëllim organizimin e drejtë të zgjedhjeve.

Përndryshe, dje pas 8 orë bisedime në rezidencën e BE-së në Përzhino, katër liderët e partive politike në vend nuk kanë arritur marrëveshje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos, gjegjësisht ta caktojnë datën përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme. /Portalb

happy wheels game